• |
ide | kryesore

Të dashurosh sy më sy, e jo përmes rrjeteve sociale

Arkiva, Stil
t-euml-dashurosh-sy-m-euml-sy-e-jo-p-euml-rmes-rrjeteve-sociale_hd.jpg



Një sondazh i kohëve të fundit zbulon që ndjenjat kanë nevojë të kultivohen ditë pas dite me puthje, përkëdhelje dhe me pak teknologji.

Në epokën e rrjeteve sociale dhe telefonave të zgjuar (smartphone) rriten gjithmonë e më shumë mundësitë për të flirtuar dhe krijuar marrëdhënie në distancë. Por joshja, ajo e vërteta, ku ka përfunduar?

Pyetjes i përgjigjet një hetim ad hoc, sipas të cilit joshja e partnerit mbetet ngushtësisht e lidhur me realitetin dhe traditat më të vërteta. Megjithatë, teknologjia ndihmon, por nuk mjafton.

Këtë e kanë konfirmuar, 1.385 pjesëmarrësit e sondazhit të kryer nga “Sposidea”, etaloni për të martuarit që zhvillohet në Vilën Castelbarco, në Milano. Rezultatet e sondazheve me titull "Dashuria në kohën e web-it", janë analizuar nën Urdhrin e Psikologut. Rezultoi, që nuk ka më bukur se të dashurohesh me një njeri prej mishi, kockash e gjaku, duke e parë në sy. 72% e të intervistuarve, në fakt, dëshiron takimin ballë përballë dhe preferonin të njihnin gjysmën tjetër përmes miqve të përbashkët ose shokëve të vjetër të shkollës. Ndërsa 17%, pranon që ka provuar të bëj njohje përmes rrjeteve sociale.

Jo vetëm. Sondazhi rezulton që, 86% e të intervistuarave preferon të menaxhojë marrëdhënien e tyre duke besuar në realitet më shumë se në virtualitet. Në praktikë: më mirë një komunikim tradicional edhe pse për të rënë dakord për kohën dhe vendtakimin e takimit të parë: 42% preferon takim real me personin; sipas 44% e të intervistuarve është telefonata që mund të garantojë rezultate më të mira. Vetëm një pakicë në fakt, e barabartë me 13%, i beson rrjeteve sociale. E njëjta rrugë për fat të mirë, ndiqet edhe kur vendoset të thuhet lamtumirë: në 75,5% të rasteve, më mirë i besojnë kontaktit direkt të fjalës "fund". Më rrallë zgjidhet telefoni, në 21,7% të rasteve dhe thuajse kurrë rrjetet sociale 2,8%.

Vetëm kur raporti merr rrjedhën e përditshmërisë dhe fluturat në stomak janë larguar, përdorimi i smartphone merr përparësi., shkruan revista class. Për këtë situatë rezultatet e sondazhit tregojnë: më shumë se 56% e të intervistuarve në fakt, përdorin rrjetet sociale për të komunikuar në jetën e përditshme me partnerin e vet.

Të dhënat ndryshojnë edhe një herë kur çifti vendos të shkojë drejt martesës: në këtë rast pjesa më e madhe e organizimit të ceremonisë në momentin e parë kalon përmes internetit. 47% e të intervistuarve përdorin pikërisht internetin për këtë çështje.

Kur bëhet fjalë për të zgjedhur fustanin 47% e të intervistuarve preferojnë ta zgjedhin duke shkuar vetë nëpër dyqanet që ofrojnë këtë shërbim. Gjithashtu edhe kur bëhet fjalë për zgjedhjen e lokalit, 61,2% preferon të shkojë vetë me këmbë për ta gjetur atë lokal që i përshtatet. Bën përjashtim në fakt shërbimi fotografik, me një bum rezultatesh për shkrepje që i bën vetë prej 36% të personave që martohen . /Telegrafi