• |
ide | kryesore

Në dhomat me ngjyra bëhet më shumë seks, ja nuancat e preferuara

Arkiva, Stil
sexybedroom1.jpg



Dihet që për një natë perfekte, duhet treguar kujdes dhe për atmosferën, por kemi një lajm te keq: Nuk mjafton më vetëm muzika e mirë dhe qirinjtë aromatikë. Nga një studim të bërë në Britaninë e Madhe, një rol primar luan edhe ngjyra e mureve të dhomës. Në studim janë përfshirë 1500 persona dhe është arritur në përfundimin se në dhomat ku muret janë mbuluar me letra shumëngjyrëshe bëhet më shumë seks. Më konkretisht, çiftet që i kanë murët e dhomës ngjyrë vjollcë bëjnë seks mesatarisht tetë herë në muaj; ata me ngjyrë të zezë 9 herë, ndërsa në majën e klasifikimit qëndrojnë dhomat me krevat të kuq me një mesatare prej 10 herë seks në muaj (përkundër 5 herë për ata që e kanë dhomën në një ngjyrë klasike kremi). Por mos mendoni që anglezët i kombinojnë të gjithë dhomat me ngjyra, 45% e te anketuarve preferojnë ende të bardhën. Si mendoni, mos ka ardhur koha të lyejmë shtëpinë?