• |
ide | kryesore

Bleona realizon ëndrrën, por në “pleqëri”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Këngëtarja shqiptare e cila prej 6 vitesh i është futur muzikës në Shtetet e Bashkuara, duket se ka plotësuar dëshirën e saj më të madhe: shfaqjen e klipit në MTV! Kanali i famshëm muzikor ka pranuar e po transmeton videon e saj të re “Take you Over”, ndërsa Bleona ndihet më e realizuar se kurrë.

Të jesh në Music Television, sot e kësaj dite nuk konsiderohet ndonjë arritje e madhe. Po të kemi parasysh mënyrat virtuale të shpërndarjes së këngës, braktisjes së mediave tradicionale dhe përqëndrimit tek ‘youtube’ e rrjetet sociale, prania e Bleonës në MTV duket e papërfillshme.

Vetëm 500 mijë shikime në youtube, por ama në MTV! Ëndrra e rinisë së këngëtares 36-vjeçare tashmë është realitet dhe kur themi iu realizua në pleqëri, kemi parasysh thjesht karrierën që ajo mban mbi supe, pasi fizikisht duket më e re se ndonjëherë!