• |
ide | kryesore

Rita Ora: “Shqiponjën e flamurit do ta vendos në cover të albumit tim”

Arkiva, Paparazzi
rita ora shqiponja.jpg



Këngëtarja e lindur në Prishtinë e cila konsiderohet si një nga yjet më të shndritshëm të showbiz-it botëror, ka folur së fundi për albumin e dytë që pritet të publikohet këto kohë. 24-vjeçarja duke qenë se merret me design, si në rastin e bashkëpunimit për linjën e veshjeve me Adidas, ka menduar këtë herë të vendosë vetë për pamjen vizive të diskut të shumëpritur.

Në lidhje me cover-in e albumit, Rita Ora rrëfeu detaje në intervistën për “Fashionista”: “Ka shumë referenca vizuale të simboleve të fuqishme që kanë rëndësi për mua. Kam përdorur simbole të shqiponjës dhe gjëra të ngjashme pasi me origjinë jam shqiptare dhe flamuri shqiptar ka shqiponjë në të”.