• |
ide | kryesore

Kryengritja e pashmangshme e palestinezëve

Arkiva, Ide
dominique-moisi-oped-express.jpeg



Pas gurëve të kryengritjes së parë palestineze, erdhën bombat njerëzore të së dytës. Tani palestinezët i janë kthyer thikave. Në vigjilje të 20-vjetorit të vrasjes së kryeministrit izraelit Yitzhak Rabin, burri i fundit që simbolizonte një shpresë të vërtetë për paqe, a është një kryengritje e tretë në prag?

 
Sigurisht, sulmet e fundit me thika që kanë ndodhur në Izrael janë kryer në dukje nga “ujqër të vetmuar”. Por ato jehojnë një valë të re rezistence nga palestinezët që shkon përtej sulmeve fizike – reflektuar – për shembull, në sulmin e fundit me zjarrvënie të qëllimshme në një vend të shenjtë në Nablus. Me Hamasin që tani bën thirrje në mënyrë eksplicite për një kryengritje të tretë, nuk mund të mohohet serioziteti i situates.
 
Në fakt, një kryengritje e re palestineze nuk duhet të vijë si befasi. Nuk është sikur të mos ketë ndodhur asgjë për të thyer qarkun e brishtë Izrael-Palestinë të marrëveshjeve dhe shërthimeve të dhunshme. Situata nuk është madje as e ngrirë; ajo po degjeneron për shkak të radikalizimit politik dhe fetar nga të dyja anët. Dhe megjithatë, duke gjykuar nga sjella e komunitetit ndërkombëtar, askush nuk e di.
 
Disa ditë më parë, mora pjesë në një konferencë të vogël në Paris, përqendruar në disa sfida të reja dhe ndryshimin e balancës së pushtetit në Lindjen e Mesme. Asnjë nga folësit kryesorë nuk i bëri as edhe një referencë kalimtare valës në rritje të dhunës në Izrael. Ata ishin shumë të zënë duke diskutuar krizën në Siri – që tani paraqet një kërcënim të vërtetë të përshkallëzimit ndërkombëtar – si dhe për pasojat diplomatike, strategjike dhe ekonomike të marrëveshjes bërthamore me Iranin.
 
Realiteti është se liderët botërorë kanë pak energji të mbetur për t’ia dedikuar atij që në dukje është një konflikt i pafund midis Izraelit dhe Palestiës – një konflikt që ata janë përpjekur dhe nuk ia kanë dalë ta zgjidhin shumë herë. Dhe në fakt, ka dyshime serioze nëse ka një alternativë me shanse suksesi ndaj status quo-së të brishtë dhe ndonjëherë të dhunshme.
 
Nëse Izraeli refuzoi të largohej nga territoret e okupuara në të shkuarën, si mund të pritet që ta bëjë tani, kur Shteti Islamik po i afrohet në kufi? Duke bërë këtë gjë do të kishte rreziqe të mëdha, në kontrast të plotë me spazmat e papritura të dhunës që tani nënvizojnë gjendjen përndryshe të qëndrueshme sigurisë së Izraelit.
 
Dhe kush do të dëshironte nga ana palestineze, më pak në gjendje, të përfshihej në negociata serioze me qeverinë gjithnjë e më djathtiste të Izraelit? Ka shumë çarje dhe dobësi në njërën anë dhe shumë iluzion të pushtetit në tjetrën, në mënyrë që bisedimet të sjellin ndonjë gjë me vlerë.
 
Në çdo rast, edhe nëse ata vazhdojnë me bisedimet, negociatorët izraelitë dhe palestinezë nuk do të arrijnë vetë në një marrëveshje; dhe komuniteti ndërkombëtar është gjithashtu i ndarë, i lodhur dhe indiferent për t’i imponuar atyre një marrëveshje. Nëse një konsensus ekziston sot, është i një lloj negativ. Me të gjitha palët të tërhequra nga situata aktuale, ëndrra me një zgjidhje me dy shtete – bazuar në idenë e shkëmbimit të territorit për paqe – është në fakt e vdekur.
 
Sigurisht, status quo është më pak e dëshirueshme për palestinezët sesa për izraelitët. Por ata nuk mund të bëjnë më shumë sesa të presin teksa avantazhi i tyre demografik rritet. Pa një shtet me shanse suksesi, palestinezët do të bëhen gjithnjë e më shumë shumicë në “shtetin aktualisht hebre”.
 
Implikimet politike, sociale dhe fetare të një transformimi të tillë do të ishin më të thella dhe më të papranueshme për izraelitët.
 
Konflikti Izrael-Palestinë ka qenë kaq i vështirë sepse është një përplasje midis nacionalizmave. Nëse bëhet një përplasje mes feve po ashtu, kompromisi do të bëhet thuajse i pamundur, edhe pa radikalizim të mëtejshëm.
 
Me zgjidhjen e dy shteteve jashtë negociatave dhe krijimin e një shteti dykombësh në paqe që është po ashtu një zgjidhje e paqëndrueshme, disa zëra, shumica nga të majtët izraelitë, tani po përhapin një ide të tretë: një konfederatë të izraelitëve, palestinezëve dhe jordanezëve. Palestinezët kanë të përbashkët një ngjashmëri të fortë me jordanezët, më shumë se gjysma e të cilëve janë me origjinë palestineze. Njëkohësisht, Jordania është partneri më i afërt i Izraelit në rajon. Këto faktorë e bëjnë Jordaninë të duket si një urë ideale mes Izraelit dhe Palestinës.
 
Sigurisht, mbetet mosbesim serioz mes palëve. Jo më pak, mbrojtësit argumentojnë se avantazhet ekonomike të një konfederate të tillë – që do të përfshijë një zonë të tregtisë së lirë dhe sipërmarrje të përbashkëtare ekonomike – mund të jetë mjaftueshëm tunduese për të gjitha palët për ta çuar idenë në një hap më tej.
 
Duke shkaktuar një ndryshim të vazhdueshëm në të djathtën politike, politika e Izraelit për okupimin ka minuar themelet politike dhe etnike të shtetit, ndërsa e ka kthyer kryeministrin Binyamin Netanyahu në një peng të forcave edhe më ekstreme se e tij. Pakica të vogla të ekstremistëve izraelitë nuk hezitojnë më të përdorin dhunën për të mbrojtur, në mos për të imponuar, pikëpamjet e tyre te të tjerët. Dhe radikalizimi që pushtimi ka ndihmuar të marrë jetë në anën palestineze është i dokumentuar mirë. Por mes rritjes së Shtetit Islamik dhe fundit të izolimit ndërkombëtar të Iranit, pa përmendur sulmet palestinze me thika, kush mund t’i bindë izraelitët se kërcënimi më i madh afatgjatë që ata do të kenë përballë është politika e tyre? Por propozimi, megjithëse është tërheqës, nuk është konsistent me realitetet në Lindjen e Mesme sot. Ndryshe nga shtetet europiane, që dolën pas luftës së dytë botërore aq të rraskapitura nga konflikti aq sa ranë dakord të lëshojnë pe nga sovraniteti i tyre për hir të paqes, vendet në Lindjen e Mesme po përjetojnë një klimë gjithnjë e më të fortë nacionalizmi, intolerance dhe urrejtje.
 
Dikush mund të thotë me siguri se nëse Rabin do të kishte jetuar, paqja mes Izraelitëve dhe Palestinezëve do të ishte bërë realitet. Por, teksa rajon vazhdon gjendet i ngecur në një garë për në humnerë, kombinimi i rrallë i kurajës, modestisë dhe kthjellësisë që ai përfaqësonte është shumë i nevojshëm.