• |
ide | kryesore

Zbulohet tuneli 800 metra i gjatë për të çuar drogë në Amerikë (FOTO)

Arkiva, Planet
16-620x330.gif



Një tunel 800 metra i gjatë që përdorej për të kaluar drogën nga Meksika në SHBA është zbuluar nga policia meksikane në San Diego Tijuana.
 
Dyshohet se tuneli përdorej nga klani i narkotrafikantëve të lidhur me Joaquin «El Chapo» Guzman, një nga bosët më të mëdhenj meksikan të drogës, i cili pak kohë më parë arriti të arratisej nga një burg i sigurisë së lartë pikërisht përmes një tuneli të ndërtuar poshtë qelisë së tij.
 
Tuneli i ndërtuar 11 metra poshtë sipërfaqes së tokës është zbuluar pas muajve të tëra hetimesh të ndërmarra nga policia federale.
 
Ai ishte i pajisur me trarë metali mbështetës, sistem ndriçimi dhe ventilim; 600 metrat e tunelit gjendeshin në territorin meksikan, ndërsa 200 të tjera në atë amerikan. Policia arrestoi 16 vetë dhe sekuestroi 10 tonë marjiuanë./

4123