• |
ide | kryesore

Në Kinë me piktura me vete, Edi Rama hap ekspozitë në Hong Kong

I pakategorizuar
IMG-20151028-WA0022.jpg



Ishte vetëm çështje kohe, dhe arti i tij do t’i kalonte kufinjtë e Europës. Por askush nuk e imagjinoi që kaq shpejt, Edi Rama do të arrinte të prezantohej me një ekspozitë personale në Hong Kong.

Azia është dimensioni i ri, që priti piktorin nga Shqipëria e vogël, por që kësaj rradhe i ka lënë të gjithë me gojë hapur.

Mes takimeve që i impononte axhenda kryeministrore, Edi Rama gjeti kohë, për të qenë edhe vetë në ekspozitën e pikturave të tij në Hong Kong.

Ai la pas krahëve detyrën e kryeministrit dhe për të gjithë admiruesit e tij në Kinë, tha disa fjalë në çelje të ekspozitës, siç duket edhe në fotografinë më lart.

Lapsi.al mësoi se pikturat kanë fituar menjëherë admirimin e vizitorëve. Kuriozë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ata janë përpjekur të gjejnë një shenjë apo një simbol të vendit, që qeveris Edi Rama.

Është i rezervuar informacioni, nëse dikush nga vizitorët kërkoi të blejë piktura, pasi ky konsiderohet një detaj I dorës së dytë nga organizatorët.

Ekspozita e kryeminstrit shqiptar në Hong Kong ka qenë një eveniment surprizë, që nuk u njoftua më herët nga zyra e tij e shtypit. Ajo është e treta që organizon brenda këtij viti Edi Rama.