• |
ide | kryesore

Rama: Interesimi i mediave për ekspozitën time në Hong Kong ishte i pazakonshëm (FOTO)

I pakategorizuar
12189873_10153288406956523_5354090892557241637_n.jpg



Sikundër Lapsi.al raportoi më herët për ekspozitën me piktura që Rama celi në Hong Kong gjatë vizitës së tij aty, sot vetë kryeministri ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook disa foto nga ekspozita. Rama thotë se interesimi i mediave ishte tejet i madh.

“Në përfundim të vizitës 36 orëshe në Hong Kong u çel në Akademinë Jao Tsung ekspozita e titulluar Calendar Blossoms, për të cilën interesimi i mediave ishte i pazakonshëm”- shkruan Rama në rrjetin social.

Pjesë e albumit të tij fotografik është edhe bashkëshortja Linda, e cila e shoqëron kryeministrin gjatë kësaj vizite tre ditore në Kinë. Shihni më poshtë disa foto nga ekspozita./Lapsi.al/