• |
ide | kryesore

Spanjë, 13 persona verbohen nga një ilaç gjerman

Arkiva, Planet
ala octa.jpg



Një medikament gjerman që përdorej në kirurgjinë e syrit ka verbuar të paktën 13 persona. Sipas Agjencisë Spanjolle të Medikamenteve dhe Prodhimeve Shëndetësore (AEMPS) ky medikament ka dëmtuar 41 persona, 13 prej të cilëve e kanë humbur tërësisht shikimin në njërin sy. Medikamenti quhet “Ala Octa”. Ministria Spanjolle e Shëndetësisë vendosi ta heqë atë nga qarkullimi në qershor të këtij viti, pas ankesave të disa pacientëve dhe vetë okulistëve. Medikamenti prodhohet nga Alamedics GmbH dhe përdoret në kirugjinë e retinës. Analiza më të specializuara po kryhen për të parë efektet e tij. Kompania prodhuese e tërhoqi atë nga tregu dhe i njoftoi klientët se nuk do ta shesë më deri në sqarimin e plotë të dyshimeve se verbimi ka ardhur nga përdorimi i ilaçit të saj. / Lapsi.al