• |
ide | kryesore

Skandali/ Shpenzimet e çmendura të Vatikanit dhe party 20 mijë euro

Arkiva, Planet
vatikan-300x158.jpg



Skandale të njëpasnjëshme janë duke goditur Vatikanin dhe disa prej drejtuesve më të lartë në kupolën e Kishës Katolike.

Gazetari investigativ Roberto D’Agostino ka dhënë detaje lidhur me një festë të mbajtur në 27 prill 2014.

150 të ftuar, shampanjë dhe luks i shfrenuar.

Festa mendohet se ka kushtuar më shumë se 20 mije euro.

Gjithccka e organizuar nga Lucio Angel Vallejo, prifti i arrestuar pak ditë më parë pas zbulimit të të ashtuquajturit Vatileaks.

Për të dëshmuar është marrë edhe gazetari i njohur Bruno Vespa i cili ka qenë i pranishëm.

Vatikani po përballet me një lumë akuzash ditët e fundit dhe skandalet e njëpasnjëshme që e kanë goditur kanë vënë në një pozitë mjaft të vështirë Papa Francceskun dhe vartësit e tij./tema