• |
ide | kryesore

A mund të bllokosh Mark Zuckerberg në Facebook?

Arkiva, Planet
mark.jpg



Një përdorues i Reddit, i cili u përpoq të bllokonte Mark Zuckerberg në Facebook, zbuloi se kjo është e pamundur. Mesa duket personi i vetëm në botë që nuk mund ta fshish nga rrjeti social është vetë pronari i tij.

Përdoruesi i Reddit ka postuar fotot teksa tentonte të bllokonte kreun e Facebook, por ajo tregonte një mesazh gabimi.

Por pse?

Një zëdhënës i Facebook ka thënë për Mashable se kjo ndodh pasi shumë njerëz janë përpjekur të bllokojnë shefin: “Në rrethana shumë të rralla, një fushate virale do të udhëzonte shumë njerëz të bllokonin në mënyrë të gabuar të njëjtin person. Ky sistem është bërë kështu për të mbrojtur persona me eksperiencë nga fushata të tilla”, ka thënë ai./tch/