• |
ide | kryesore

Birmani/Aung San Suuu Kyi pranë ditës së triumfit

Arkiva, Planet



Disidentja dhe laureatja e Nobelit për paqen, Aung San Suuu Kyi pritet të vijë për herë të panë në pushtet në Birmani ku zhvillohen sot zgjedhjet e para demokratike pas 25 vitesh të sundimit të ushtrisë. Partia e drejtuar nga Aung San Suuu Kyi, vajzës së babait të pavarësisë së këtij vendi (Lidhja Kombëtare për Demokraci), pritet të fitojë shumicën e vendeve në Parlament. Në momentin e votimit të zonjës së përndjekur e cila qëndroi për 15 vjet e izoluar brenda shtëpisë së saj, turma të mëdha njerëzisht u mblodhën afër ndërtesës së qendrës së votimit.

Anë e mbanë vendit, turma të mëdha njerëzisht u mblodhën për të votuar që në orët e para të mëngjesit, edhe pse qendrat e votimit nuk ishin hapur ende.

Përballë partisë që pritet të shpallet fituese sipas sondazheve të kontestuara gjerësisht nga partia në pushtet, kandidon Partia Bashkimi për Solidaritet dhe Zhvillim, e cila ka marrë pushtetin në vitin 2011 e mbështetur nga ushtria.

Rreth 30 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet në Birmani ku që tani janë vërejtur parregullësitë e para në votat e ushtarakëve dhe ato të emigrantëve. Rezultatet e qarta nuk priten deri të hënën në mëngjes