• |
ide | kryesore

Çfarë tha nusja e mjekut të Malësisë së Madhe për fotot nudo si Kim Kardashian?

Arkiva
image.jpeg



Valer Kolnikaj, ish-banori i Big Brother u komentua pa fund për shfaqjen e tij lakuriqe në Bjeshkët e Kelmendit. Por, disa fjalë ia ka thënë dhe bashkëshortja e tij, Mandalena.

Mjeku i Madhësisë së Madhe ka folur për “Paloma”, në lidhje me përjetimin e nuses së tij, pas publikimit të fotove “skandaloze”.

“E bukura ime Mandalena pëlqen gjithçka që bëj dhe nëse i bëj kaq mirë gjërat dhe jam kaq i lumtur, është edhe falë mbështetjes së saj”, është shprehur Valeri i cili nuk harron të tregojë se me bashkëshorten flasin e konsultohen për idetë e tij të çuditshme. “Ajo e di që unë bëj lëmsh gjithë dynjanë me këto që bëj. Do veç të më shikojë të fortë e të lumtur”, thotë modeli i cili tentoi që ashtu si Kim Kardashian, të trondisë internetin.