• |
ide | kryesore

Pse u rikthye Flori pas 6 vitesh në “Kënga Magjike”?

Arkiva
image.jpeg



Asnjë nuk e priste dhe vërtetë ashtu ndodhi. Papritur, Flori Mumajesi u shfaq në një foto në skenën e “E diela Shqiptare”, ku paralajmëroi rikthimin këtë javë në festivalin “Kënga Magjike”.

Pas 6 vitesh mungesë, që nga koha e “Playback”, Flori i cili nuk është shpërblyer asnjëherë me çmim të parë nga “Kënga Magjike”, u tha se e braktisi përgjithmonë këtë skenë pasi “i ishte ngrënë haku”. Arsyet e vërteta asnjëherë nuk u bënë publike por thashethemet folën për një ftohje mes kantautorit dhe produksionit, e për këtë, Flori nuk lejoi asnjë nga këngëtarët që menaxhon, t’i shkonin në festival Ardit Gjebreas.

Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë! Jeta ka surpriza dhe me sa duket, këtë herë bëhet fjalë për një “sforco” që kantautori bëri për hir të fansave. Flori ka folur për rikthimin në Kënga Magjike duke thënë se “dashamirësit e muzikës time shpesh më kanë shprehur dëshirën se duan të më shohin si dikur në atë skenë”, shkruan Bluetooth.

Me rikthimin e Florit në “Kënga Magjike” mësohet se po ashtu janë afruar e do të konkurojnë pjestarë të tjerë të shtëpisë së tij muzikore, “Three Dots”. Klajdi Haruni apo Bruno i janë bashkuar Florit, të cilët, ndoshta kësaj here do t’i japin një dorë drejt fitores, po të kemi parasysh se votimi bëhet nga vetë pjesëmarrësit.