• |
ide | kryesore

Blerim Destani refuzon Arbana Osmanin

Arkiva
image.jpeg



Lajmi se Blerim Destani do të ishte pjesëmarrës në emisionin e ri të Top Channel, “Në 1 javë”, u shpërnda me shpejtësi nga stafi i programit drejtuar nga Arbana Osmani. Mes VIP-ave që do të sfidonin veten e tyre në disiplina të ndryshme nga profesioni që ushtrojnë, u përfol se do të ishte dhe aktori i njohur që jeton në Gjermani. Por, në një intervistë të fundit për Opinion Blerimi e ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë me indiferencë se nuk ka pranuar të jetë në emisionin e Top Channel. Nga ana tjetër, një tjetër emër i konfirmuar duket në rrezik të pjesëmarrjes. Ish-balerina Huejda Elsajed është nisur këto ditë me të birin për në Francë duke lënë dyshime se e ka braktisur “Në 1 javë”.