• |
ide | kryesore

Ministrja Felaj kreh flokët, merr edhe kupon nga parukierja e lagjes

Arkiva
ermonela felaj.JPG



Një episod personal ka komentuar në ‘facebook’ ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin. Pasi ka marrë shërbimin nga parukierja e lagjes, bashkë me krehjen, Ermonela Felaj ka marrë dhe kuponin tatimor. Gjestin, ministrja ka dashur ta bëjë shembull në ‘facebook ku ka shprehur ndjesinë pasi mori kuponin të cilin e postoi me foto.

“Shpesh herë, impaktin e gjërave që bëjmë ose për të cilat marrim vendim, e kuptojme me mirë, nga njerëzit me të cilet ose  falë të cilëve arrijme te kryejme shërbime të ndryshme te vogla te përditshmerise. Kjo më ndodhi dhe sot. Kur filluam luftën kundër informalitetit, një nga bizneset e vogla në lagjen ku jetoj, më tha : "Bravo se jemi të paktë ata që e respektojme ligjin, jemi me letra", ndërsa sot me dha kuponin duke shprehur gëzim per vendimin me te fundit që i çliron të gjitha bizneset e vogla, ose me saktë që kanë një xhiro vjetore deri në 5 milionë leke, nga të gjitha detyrimet fiskale, perjashto sigurimin shoqëror dhe shendetësor qe secili e ben për vete. Më erdhi mirë, për të dhe jo vetem në fakt, por për të gjithe ato tregtare të tregjeve në qytete të ndryshme të Shqiperisë, që raportin me shtetin tani do të mund ta mbajnë thjesht duke qenë korrekt: një kasë, kupon a faturë për  mallin dhe sigurimet për veten! Asnjë taksë, asnjë tatim.” – shkruan Ermonela Felaj në 'facebook'.