• |
ide | kryesore

Rrëfimi tmerrues i gruas që e takoi bishën e zezë

Arkiva, Planet
Silhouette_photography_tips_photo_ideas_NIK12.zone_2.csc7693.jpg



Një krijesë e madhe me ngjyrë të zezë e sy me ngjyrë të verdhë është parë nga një grua, e cila ka qenë duke udhëtuar në drejtim të shtëpisë së saj mbrëmjen e së martës.
Natalie Kay ka qenë duke u kthyer në Farnuorth të Anglisë, pasi kishte shkuar për të blerë gjësende në qytetin e afërm. Rreth orës 21:30 para veturës së saj kishte dalë një krijesë gjigante, me ngjyrë të zezë.
 
“Ai u ndal para veturës sime dhe më shikonte drejt në sy. Jam e sigurt që nuk ishte qen dhe ndonëse dukej më shumë si mace, nuk ishte as mace. Krijesa ishte shumë e madhe dhe kishte sy të verdhë”, ka thënë ajo.
 
Krijesa e paidentifikuar kishte qëndruar për një kohë para veturës, duke mos lëvizur fare, para se të zhdukej me një shpejtësi që nga zonja Kay është cilësuar si mbinatyrore. Ajo pretendon të jetë e sigurt që ka parë ‘Bishën e Boltonit’, një banor misterioz që për herë të fundit në këtë regjion ishte parë para pesë vjetësh.