• |
ide | kryesore

Profecitë që po tmerrojnë rrjetin: Ja parashikimet më ogurzeza

Arkiva, Planet
timthumb.jpg



Pas sulmeve të kryera në Francë në ueb dhe portale të ndryshme janë shfaqur disa profeci mbi shkatërrimin e Parisit dhe të Romës.

Rreshta, citime dhe strofa që shumë njerëz i kanë lidhur apo krahasuar me ato që ndodhën në sallën e koncerteve “Bataclan” apo në Saint Denis.

Më poshtë po rendisim disa prej profecive më të shpeshta  që qarkullojnë në rrjet orët e fundit.

Don Bosco, i njohur ndryshe si Shën Xhovani Bosco (1815-1888). Me anë të vizioneve të tij informoi Papa Piun në 12 shkurt të 1870. Foli rreth ndodhive të ardhshme të kishës në botë. Shkruajti vetë gjithçka pa dhe dëgjoi. “E gjeta veten duke konsideruar gjëra mbinatyrore, të vështira për t’u shpjeguar”, shkruante Don Bosco.

Profecia e tij ndahet në tre pjesë.

E para flet për Parisin: Do të ndëshkohet pasi nuk njeh Krijuesin.

E dyta për Kishën: Do të përfshihet nga ndarje të brendshme dhe skandale (shih Vatileaks).

E treta mbi Italinë dhe Romën: Do të jetë viktimë e fatkeqësive të mëdha.

Ja vargjet që flasin për fatin e Romës:

Po me ty o Romë çfarë do të ndodhë? O Romë mosmirënjohëse, e pandershme. Unë do të vij tre ose katër herë. Herën e parë do të shkund tokën dhe banorët e saj (Lufta e Parë Botërore). Në të Dytën do ta sjell shkatërrimin deri në portat e tua (Lufta e Dytë Botërore). Akoma nuk i ke hapur sytë? Do të vij herën e tretë dhe do të shkatërrojë çdo mbrojtje në komandën e Atit të Shenjtë. Do të mbretërojë perandoria e terrorit, e frikës dhe zhgënjimit. Por sërish ligji do të shkelet me këmbë. Për këtë arsye do të vij edhe një herë të katërt. Do të ketë telashe të mëdha për ty o Romë nëse ende nuk respekton ligjet e mia.Gjaku i bijve të Romës do të lajë njollat që i ke bërë ligjeve të Zotit. Roma, ashtu si Parisi do të shkatërrohet”.

Por veç profecisë së Don Boscos është edhe ajo e Nostradamusit që flistë për nisjen e Luftës së Madhe nga Parisi, luftë që do shkatërronte Europën dhe shumë pak do të mbijetonin.

Është gjithashtu parashikimi i Shën Brixhidës, murgeshës së Dresdenit.

Ja çfarë thotë ajo:

“Muhamedi do të rikthehet në Romë, duke sjellë me vetë një shpatë të gjatë dhe duke përhapur kudo panik…Sapo isha zjguar kur një dorë më mori dhe ngriti në ajër. U gjenda në një majë dhe poshtë ishte qyteti i bekuar. Por aty arrija të dalloja vetëm Koloseun. Pashë të dilte një grumbull peshkopësh dhe kardinalësh që në vend të luteshin grindeshin mes tyre. Do të rikthejnë Kishën në Jeruzalem, thoshte dikush. Kanë bërë një pakt me Djallin, bërtiste dikush tjetër. Kur rihapa sytë në vend të Koloseut ishte një liqen i vogël dhe mbi të një ëngjëll ku shkruhej: Kjo është prova e dytë, para së tretës një fatkeqësi e madhe do të godasë gjithë qytetin. Veset do të jenë gjëra të zakonshme. Një zë më tha: Eja të shohësh provën e parë që do t’i dërgoj qytetit të shenjtë. Aty pashë një zjarr të madh që ra nga qielli dhe u përplas mbi banesat. Një stuhi e fortë përfshiu qytetin që po zhdukej….”/tema/