• |
ide | kryesore

Vendet e braktisura më të frikshme në botë (FOTO)

Arkiva, Planet
v_1445940146-3942308.png



  1. Pylli i Hoia Baciu në Rumani, quhet ndryshe Trekëndëshi ballkanik i Bermudës. Vend i frikshëm ku shfaqen imazhe dhe fantazma.

frike

2. Oradur-sur-Glane është një fshat francez i cili u dogj nga gjermanët në 1944. Aty u vranë 642 persona. Sot mbetet nje dëshmi e hapur e asaj kohe.

frike1

3. Fortesat detare të Maunsell (Britani e Madhe) u ndërtuan në Luftën e dytë botërore. Sot janë krejtesisht të braktisura.

frike2

4. Kur Qipro u nda në dy pjesë në 1974, qyteti turistik i Varoshas u braktis dhe ka mbetur i tillë për 40 vjet.

frike3

5. Kështjella irlandeze Leap Castle konsiderohet si një ndër vendet më të infektuar nga fantazmat dhe shpirtrat, për shkak të historisë së saj të përgjakshme në shekujt e shkuar.

frike4

6. Shan Zhi ishte një resort i qetë në Taivan, por incidentet gjatë ndërtimit bënë që projekti të ndërpritet. Sot përdoret si skenografi filmash horror.

frike5

7. Nuk mund të mungonin katakombet e famshme të Parisit, ku ndodhen 6 milion skelete njerëzish.

frike6

8. Duhej të ishte një Disneyland kinez, por që për arsye të panjohura u braktis në mes nga ndërtuesit kinezë.

frike7

9. Quhet Kodra e Kryqeve dhe ndodhet në Lituani. Prej dy shekujsh është vend pelegrinazhi i besimtarëve.

frike8

10. Munyak në Uzbekistan ishte dikur një port i detit Aral. E meqë ky det tashmë nuk egziston, anijet kanë mbetur në rërë.

frike9

11. Ishulli i Kukullave në Meksikë është një ndër vendet më të frikshme të botës. Aty u mbyt dikur një vajzë, prandaj njerëzit vendosin kukulla në kujtim të saj.

frike10