• |
ide | kryesore

Euforia, zbulohet droga që merrte Hitleri

Arkiva, Planet
sun-hitler_3076857b.jpg



Në një libër të botuar së fundmi janë zbuluar gjithë llojet e drogërave që përdornin udhëheqësist e Rajhut, që nga Fyhreri e deri te ushtarët e thjeshtë. Kështu, droga më e përhapur nëdër ushtarët gjermanë ishte metamfetamina Pervititn, një drogë tërësisht e ligjshme që të mundësonte luftimin ditë-­natë.

Zbulimi

“Kujtohuni të më dërgoni shumë Pervitin radhën tjetër, bën mrekullira”. Kjo ishte letra e dërguar nga fronti i luftës nga një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të asaj kohe Hajnrih Bel. Ai i përgjërohet familjes së tij t’i dërgojë Pervitin me shumicë.

Asgjë skandaloze deri këtu. Pervitin ishte një drogë mëse e zakonshme në Gjermaninë e asaj kohe. Përdorimi i asaj në transhetë e luftës ishte tepër i madh. Pervitin u zhvillua nga mjeku Fritz Hauschil i cili u frymëzua nga efekti që kishte benzedrina te atletëtt amerikanë që shkuan në Berlin në 1936.

Një drogë që konsiderohej edhe si ilaç, por kishte efektin e pabesueshëm për të mbajtur zgjuar dhe euforikë për orë me radhë. Pas provës së parë, Pervitin u shpërnda me shpejtësi marramendëse në gjithë perandorinë e “të pathyeshmëve”. Madje Pervitin u përdor edhe te çokollatat që konsumonin shtëpiaket.

Euforia e Madhe

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, droga pati një përhapje të madhe në krahinën e Vehrmahtit. Madje një autor jo vetëm që besonte se Pervitin pati një ndikim të madh në Blitzkrieg, aksionin për të pushtuar Francën, por ai theksonte se ndikoi shumë edhe në sjelljen e Hitlerit. “Mjekët dhe drogërat shpjegojnë fare mirë sjelljen dhe strukturën e brendshme të nazizmit”, shkruante Norman Ohler, autori i librit “Der Totale Rausch”, ose ndryshe Euforia e Madhe.

Sipas shefit të mjekëve nazistë, Otto Ranke, Pervitin ishte “medikamenti i çmuar për ushtarakët”. Kur Gjermania pushtoi Francën Ranke bindi gjithë gjeneralët që të furnizonin në masë ushtarët me Pervitin. Në majin e 1940 ushtarët gjermanë pushtuan edhe fortesën e fundit franceze në Avesnes.

Ushtarët francezë u habitën nga gjendja e ekzaltuar e gjermanëve. Janë të pandalshëm. Një blitzkrieg metamfetanimik! Por në 1941 sipas Ohler edhe Fyhreri filloi të sillej në një mënyrë që as mjekët nuk arrinin ta shpjegonin.

Sipas Ohler sjellja e Hitlerit ndryshoi për shkak të përdorimit në masë të madhe të drogërave. “Megjithatë kjo nuk shfajëson aspak sjelljen e Hitlerit”, thekson ai duke folur për krimet e Fyhrerit. Metamfetaminë, steroide dhe shumë substanca të tjera i janë injektuar Hitlerit 800 herë në 1349 ditë. Veç tyre Hitleri mori më shumë se 1100 pilula.

Kjo bëri që mjeku personal I Hitlerit ,Theo Morell të quhej ironikisht edhe “mjeshtri i injektimeve”. Por efekti i drogërave nuk vonon për Hitlerin dhe përveç sjelljes dhe aftësisë mendore ndikon edhe në fizik. Në 1945, nisin t’i bien dhëmbët, pak para kapitullimit në 17 prill kërcënon mjekun me vdekje dhe ha sheqer pa masë për të shmangur krizat e ankthit.

Por ka edhe një episod që lidhet me Italië dhe Duçen.

Në verën 1943, Benito Mussolini donte të ndahej me aleatin e tij nazist. Hitler udhëton për në Itali. Për shkak të udhëtimit Hitleri shkon në një gjendje të keqe dhe i trazuar. Mjeku i tij i injekton një lloj opiumi shumë të fortë, Eukodal. Hitleri e merr veten sakaq, bëhet eufotik dhe e bind Duçen me një zjarr të madh që të mos largohet nga aleanca. Morell thotë në librin e tij se Hitleri i pati thënë që ishte meritë e mjekut që Mussolini qendroi në aleancë. Pjesa tjetër është histori… /Koha Jone/