• |
ide | kryesore

Interesat e një piktori në konflikt me ambiciet e një Kryeministri

Arkiva, Blog
rama113.jpg



Piktori i atëhershëm

Hyrjen në administratë publike dhe arenën politike të Kryeministrit aktual të Shqipërisë, shumë prej nesh e mbajnë mend si një katapultim të emigrantit shqiptar në Francë drejt e në kolltukun e Ministrit të Kulturës. Për kujtesë politike, falë Nanos, për të cilin asnjëherë nuk shprehu mirënjohje pasi nuk ia lejonte kurimi i atëhershëm i figurës asnjanëse, ai iu servir publikut si dikush që do përbënte ndryshim. Në atë kohë, para shpalljes publike të emërimit, Revista Klan sapo kish botuar në faqe të parë hippie-në Rama, instalacionist, me një kapele myslymane me ngjyrat e Bob Marley-t e duke ngrënë një tas makaronash. Jorganët dhe rrobat Gabi ishin frymëzimi i pavaruar i artistit endacak.

Disidenti intelektual u mirëprit nga opinioni publik, pasi PS po sillte në drejtim të shtetit një individ, me profesion ish-pedagog të Institutit të Lartë të Arteve, nga shoqëria civile. Në atë kohë, Kryeministër ishte Ilir Meta, dhe Ministri i atëhershëm i Kulturës, jo vetëm raportonte tek Meta si vartës e ministri e linjës, por kishte edhe respekt gjenuin për figurën e Kryeministrit. Shqip, e adhuronte.

Alter-egoja e piktorit-ministër mbahet mend në hapjen e një ekspozite tek Galeria private “Piazza”, me piktura, ku këmba, si pjesë anatomike, ishte prezente në pothuajse të gjitha pikturat e ekzpozuara. Shtypi dhe kritika e diskutuan ekspozitën për nivelin amatoresk të punëve të piktorit. Atëherë, piktori ishte me fat – në kohën dhe vendin e duhur – për lidhjet e hershme të basketbollit dhe ato personale, cka e bënë pronaren e galerisë të hapë këtë ekspozitë në kundërshtim me vizionin e saj të përfaqësimit të artit viziv në Shqipëri. “Piazza” ishte një farë forumi që mblidhte artistët e pavarur dhe ata të panjohur.

Vlerësimi realist i ekspozitës së parë si shtetar ishte një farë ridimensionimi i kritikës së fushës, pas ndryshimit të sistemeve, nga ata të paktë të përzgjedhur, ku Rama dominonte duke qenë edhe pedagog në Institutin e Arteve si pjesë e elitës së atëhershme intelektuale: në ekonominë e tregut, ai tashmë vlerësohej si një piktor mesatar. Rama e përtypi kritikën pa as edhe një koment publik.

Qysh atëherë, shumë ujëra kanë rrjedhur. Egoja e piktorit mbeti me tepër brenda kornizave private, ose më mirë të themi u mundua t’i përshtatej mundancës gogësitëse të zyrave shtetërore, prej dhe nga ka marrë frymëzimin për pikturat e ekspozitave të fundit.

Ndërsa politikani, pavarësisht se nuk e quan veten të tillë, u zgjodh në disa pozicione të rëndësishme administrative, edhe me votën e zgjedhësve. Rama ia kushtoi tetë vjet të karrierës drejtimit të kryeqytetit, si edhe drejtimit të PS-së. Slogani që mbahet mend është “Nuk jam politikan.” Ky lloj qëndrimi nuk u mor asnjëherë seriozisht, pasi mesazhi ishte i pakapshëm për ata që presupozohet të merren me analiza. Delli piktoresk i asaj periudhe është prezent akoma në pallatet shumëngjyreshe.

Më në fund, pas vitesh të pashpresa në opozitë, fati e nderoi  piktorin: falë Metës, Kryeministrit të atëhershëm të respektuar, Edi Ramës iu dha drejtimi i shtetit. Nuk mund të harrohen prezantimet dëshpëruese në emisionin Opinion dhe varja në fije të perit e fatit Kryeministror tek votat e fituara të Metës së pavarur.

 

Në vakumin e drejtimit të shtetit, falë edhe preferencave ndërkombëtare u vendos të ketë rotacion politik. Fasada përkonte edhe me figurën që Kryeministri aktual kishte arritur të impononte. Një nga fotot ikonike është dita e parë e marrjes së detyres, i kollarisur e me brekushe, duke pritur ambasadorin e atëhershëm amerikan. Kryeministri nuk pranoi të ulej në pritje sipas formatit dhe mënyrës sesi e kishte të rregulluar zyren Kryeministri i ikur. Ambasadori Arvizu mbante një pamje shpresëdhënese – ndoshta rotacioni i pushteteve do të ishte një erë e re për Shqiperinë, sidomos pas gafës diplomatike të burrërisë shtetërore.

Kanë kaluar pak më shumë se dy vjet nga ajo foto.

Piktori i sotëm

Sot Rama ka përgjegjësi të mëdha shtetërore dhe administrative. Nuk është më populist, as edhe avangardë, si më parë. Shquhet për ecejake të shumta e të pajustifikuara nëpër bote, pa sjellë as edhe një cent investimi të huaj në Shqipëri. I pëlqen shumë të fluturojë, ndërsa drejton shtetin e shqiptarëve. Përfaqëson jo vetëm shqiptarët e Shqipërise, por në mënyrë simbolike përfaqëson figurën e shqiptarit në mbarë botën.

Mbi këtë platformë, Kryeministri aktual, piktori i djeshëm pak i vlerësuar sipas kushteve të tregut, përpiqet të prezantojë veten në arenën ndërkombëtare: një kryeshtetar me hobi pikturën. Sipas ekipit të tij, hapja e ekspozitave të pikturës është një iniciativë private për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë. Domethëne me vepra, jo vetëm me fjalë.

Teknikisht nuk dihet se me çfarë kriteri galeritë ndërkombëtare të Stambollit, Gjermanisë dhe Hong-Kongut zgjedhin artistin. Nuk dihet nëse në këto galeri prezantohet shteti për interesa të piktorit-Kryeministër, apo Kryeministri hyn vetë në biznes, si piktor i pavarur e nga njohje të mëparshme, thjesht me një CV të pasur administrative, ku pozicioni aktual është Kryeministër. Nga ana logjistike, nuk dihet se kush paguan faturat e transportit të pikturave: është bagazh personal i Kryeministrit, me 70$ per çantë mbipeshë, apo personi fizik i pavarur që përfiton nga statusi i Kryediplomatit? Eshtë e paimagjinueshme situata komike në doganë me kalimin dhe verifikimin e pikturave, ndërkohë që drejtorët e doganave pushohen nga puna për mosrealizim të detyrave.

Në një plan tjetër, nuk mund të harrohet skena e transportimit të ikonave të vjetra të sekuestruara nga Galeria e Arteve. Nëse ikonat e vjetra me vlera të pakrahasueshme monetare, kulturore dhe etnografike, transportohen me një furgon policie dhe mbahen në duar, në pesë të mëngjesit, nga dy anonimë të patrajnuar në trajtimin e vlerës kombëtare, pikturat me një vlerë të përcaktuar të një personi me status “person fizik”, transportohen VIP në një avion me destinacion ndërkombëtar. Kush paguan për siguracionin në rast dëmtimi? Siguracion i vlerave të tilla është shumë i lartë. Me çfarë statusi këto trajtohen në transportin ajror, nuk dihet. Janë vlerë shtetërore apo private? Piktorët shqiptarë, dhe ata ndërkombëtarë, për hapjen e një ekzpozite jashtë trojeve të vendit të tyre, përmendin koston e transportit dhe sigurimit si zërat më të papërballueshëm të suksesit të tyre financiar. Eshtë e paqartë se si i përballon këto kosto Kryeministri shqiptar, ndërsa deklarohet si jo i kamur.

Piktori Rama nuk është Van Gogh-u shqiptar. Eshtë një piktor i panjohur në arenën ndërkombëtare, që po shfrytëzon postin – në konflikt të pastër interesi – për të promovuar interesat e tij private. Ligji shqiptar e ndalon të ndërmarrë sipërmarrje private. Ky, ligji pra, është shumë i qartë duke mos lënë as edhe një vend për interpretim. Edhe sikur të thuhet se nuk ka asnjë përfitim matrial, por thjesht shpirtëror, edhe kjo nuk qëndron. Shumë mirë mund ta kishte ngarkuar hambarin e avionit me piktura, që promovojnë piktorët shqiptarë apo artin shqiptar, me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Ministria e pavarur e Kulturës hesht. Nuk flet për kriteret e përdorura për rastin konkret në përfaqësimin e artit shqiptar.

Këtu kemi të bëjmë edhe me një element tjetër po aq të rëndësishëm, atë të shtetbërjes.  Kryeministri Rama i anashkalon krejtësisht institicionet shqiptare, të cilat duhet të kenë një sistem (vetting) për atë se kush del jashtë dhe përfaqëson në emër të Shqipërisë. I bie që ne, nën petkun zyrtar, të përfaqesohemi nga piktorë mesatarë, ashtu siç përfaqësohemi edhe në politikë nga politikanëbërës, të cilët nuk dinë të bëjnë politkë gjithëpërfshirëse për interesa të përbashkëta e në emër të shqiptarëve.

Konfliktet e Kryeministrit: Bjeri se i bie bukur…

Ky nuk është rasti i parë që Kryeministri aktual është në konflikt interesi. Zullumet e politikanëve shqiptarë janë aq hiperbolike, sa rasti i tij anashkalohet lehtë. Por shënim mbahet, nga ata që e marrin shtetbërjen seriozisht.

Një tjetër konflikt interesi i (pa)përfolur i Kryeministrit është shtëpia private, e ndërtuar në tokë-arë dhe e palegalizuar akoma – kjo sipas regjistrit të deklarimit të pasurive. Thua Kryeministri i mëshon aq shumë legalizimit të ndërtesave ilegale për përfitime personale? Me ligj, Kryeministri nuk ka treguar se si e ka shndërruar tokën-arë, me trashëgimtare gruan, në tokë për të ndërtuar. Kushdo që ka dhënë lejen e ndërtimit duhet ndjekur penalisht.

E duke iu kthyer pikturave, kjo alibi e iniciativës, si në rastin e trashëgimisë së tokave, shërben për të justifikuar në të ardhmen bërjen e pasurisë me rrogë shtetërore.

Ligjërisht, me këtë iniciativë private, vetë Kryeministri sfidon shtetin dhe shtetbërjen. Imagjinoni sikur Presidenti Obama të promovonte librat e tij, ndërsa merrte pjesë në Samite ndërkombëtare, apo kudo shkon të përfaqësojë shtetin e tij. Me ligj e ka të ndaluar: nuk e bën, se e di se çfarë e pret. Ndërsa Kryeministri shqiptar, ndërsa demonizon përfaqësuesit e drejtësisë si të kapur nga krimi, ecën vetë lirshëm në të njëjtën rrugë, duke e plotësuar kështu figurën e tij populiste edhe me atë të një subjekti privat të paligjshëm./Peshkupauje/



3 Comments

  1. Po mire o Artkull shrues

    Po mire o Artkull shrues anonim,do te pranojme keto qe thua ti jane te verteta?!  Por Berisha shkateroi Shqiperine  me cekun e bardhe!  Sa veta u vrane? Sa veta humben parate e tyre ne piramidat?!  Sa vete u vrane me 96-97? Po Gerdeci,po kater ne bulevard?

  2. o Ar o Flori! Po mire mor

    o Ar o Flori! Po mire mor meqe e shkaterroi Berisha do justifikojme shkaterrimet e ketij piktorit idiot? Pike zeze cfare injorance e ka kapluar kete popull….