• |
ide | kryesore

Seks për herë të parë? Kini parasysh këto rregulla

Arkiva, Stil
438f49e0-6ae9-0133-6e3d-0aecee5a8273-650x358.jpg
Seksi për herë të parë mund të jetë mjaft i pakëndshëm. Në fakt, të bësh seks për herë të parë me dikë është tepër e pakëndshme, që është arsyeja pse shumë njerëz hezitojnë që ta bëjnë.
 
Ju thjeshtë nuk e dini se si do të shkojnë gjërat derisa të zhvisheni që të dy dhe t’ia filloni. Ky është ai momenti kur partneri juaj mendon se puthja përfshin kafshimin e buzëve aq shumë sa që ato të mbesin me shenja për disa javë, ose, nëse keni biseduar për 30 minuta pse ajo nuk dëshiron një orale.
 
Atëherë, lindin pyetjet se ku duhet të shkojnë duart tuaja, ku duhet ta puthni, ku ta prekni apo më shumë. Por, çfarë nëse ju themi se ekziston një gjë e cila e redukton stresin dhe e bën seksin 1 milion herë më të mirë?
E gjitha çfarë duhet të bëni është ta pyesni: “Çfarë të pëlqen në seks?”. Kjo është ajo! Me të vërtetë! Është një pyetje e cila mund të bëhet në çdo kohë: në mes të puthjeve, vetëm duke flirtuar dhe madje edhe kur jeni që të dy të zhveshur dhe mbi njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net.
 
Ta pyesësh “Çfarë të pëlqen?” apo “A ndihesh mirë në këtë?”, apo pyetjen tjetër “Të pëlqen kjo?” do t’i bëjë gjërat më mirë. Kjo do t’ju stabilizojë shumë dhe mendimet se “a do ta bëni mirë” do të zhduken.
Dhe e dini çfarë ndodh kur e pyetni se çfarë i pëlqen? Ajo do t’ju pyesë edhe juve! Kjo ju jep mundësinë t’i ndani mendimet, që redukton në mënyrë të konsideruar sikletin të cilin e keni në fillim para fillimit të aktit seksual.

Kthehu