• |
ide | kryesore

NASA publikon imazhe të një objekti misterioz

Arkiva, Planet
nasa_1448172389-546910.jpg



NASA ka publikuar imazhe të një objekti misterioz të filmuar në fillim të muajit nëntor. Video është realizuar gjatë monitorimit të aktivitetit solar dhe tregon një objekt të bardhë në formë sateliti i cili fluturon shumë pranë diellit.
Sipas “gjuetarëve” të UFO ajo është një anije kozmike e alienëve duke u bazuar në formën specifike të tij.
 
“Trupi i anijes duket shumë i bardhë por kjo ndodh vetëm për shkak se nxehtësia që i përcjell dielli është shumë e madhe”, është shprehur për Express.co.uk. Scott C Waring.