• |
ide | kryesore

Shkencëtarët: Kemi gjetur sekretin për të ‘jetuar’ përjetë

Arkiva, Planet
humai.jpg



Një kompani teknologjike thotë se po punon në një projekt, që do bëjë të mundur transferimin e ndërgjegjes njerëzore në një trup artificial pas vdekjes.

Ky duket si një skenar filmash fantashkencë, por kompania Humai thotë se po punon për të ringjallur një njeri përmes inteligjencës artificiale.

Ata shpresojnë se teknologjia- bionike, nanoteknologjia dhe inteligjenca artificiale- do jenë gati brenda tre dekadash.

Humai, një kompani me qendër në Los Angeles, thotë se truri i personave të vdekur do vendoset në ngrirje duke përdorur teknologjinë krionike, në mënyrë që kur teknologjia e duhur të jetë gati, të implantohet në trupin artificial.

“Ne nuk po luftojmë vdekjen, por po e bëjmë atë opsionale,” thotë kompania.

Trupi artificial do mund të kontrollohet përmes mendimeve.

Duke përdorur teknologjinë e klonimit, ata mund të ruajnë trurin siç është i maturuar.