• |
ide | kryesore

VIDEO/ S’ka më shpresë në dogana, Beqiraj: Realizimi i planit, ëndërr e një nate vere!

Arkiva, Syri i Lapsit
beqiraj.JPG



Urdhri i beftë i Edi Ramës për shkarkimin e disa drejtorëve në dogana, e ka çoroditur ekipin drejtues. Gjatë raportimit sot në komisionet parlamentare, drejtoresha e Doganave, Irena Beqiraj nuk la asnjë shpresë për përmirësimin e situatës. Krejtësisht e dorëzuar në objektivat që i kanë vënë, ajo e krahasoi realizimin e planit në dogana, me “ëndrrën e një nate vere”. Sinqeriteti me të cilin foli drejtoresha e doganave, bazohet në shifra. Në 10 muaj, të ardhurat janë 10.9 miliard lekë më pak, sipas buxhetit të rishikuar të 2015.