• |
ide | kryesore

Enver Hoxha nuk ishte ateist. Më 29 nëntor 1944 falenderoi Zotin

Arkiva, Dossier
largea_enver-hoxha1417647742.jpg



Ndër misteret e mëdha që ish-udhëheqësi komunist, Enver Hoxha ka marrë me vete në varr, është ai nëse vërtet ai ishte komunist në kuptimin e bindjes së plotë në këtë ideologji, apo se thjesht e përdori atë për pushtetin e tij duke shfrytëzuar rrethanat dhe zhvillimet gjeopolitike të kohës?!

Por mister tjetër më i madh është dhe ai nëse ai vërtet qe ateist, apo dhe besimin e flaku në një moment, jo nga vetja por nga të tjerët, po për hir të pushtetit?!

Rezulton se Enver Hoxha ka besuar, madje ai ka falenderuar dhe Zotin që është bërë e mundur çlirimin i vendit.

Në veprën historike “Shqiptarët/Historia e popullit shqiptar që nga lështësia e deri në ditët e sotme) të Edwin Javques, është dhe kjo frazë:

“…Atë mbrëmje Hoxha me kolegët e tij morën pjesë në një shërbesë fetare për falenderimin e Perëndisë për çlirimin përfundimtar të vendit…” (f.466)

Është fjala pra për mbrëmjen e 29 nëntorit 1944, ditën që u organizua dhe një manifestim triumfal në Tiranë nga ana e trupave partizane, me ç`rast Enver Hoxha mbajti dhe një fjalim historik në ballkonin e Hotel Dajtit.

Por ky fakt, sipas disa historianëve, pra fakti që Enveri me të tijtë kanë marrë pjesë ne një shërbesë fetare mirënjohëse ndaj Zotit, është në lënë në hije por jo se nuk njihet. Madje, ky rast gjendet i dokumentuar dhe në Arkivin e Shtetit.

Eshtë fjala për një ceremoni tek Katedralja Ortodokse (aludohet që ndikimi ruso-jugosllav e ka çuar aty), ajo që ka qenë pas 15-katëshit, aty ku ndodhet një stacion elektrik. Edwin Javques nuk jep detaje rreth këtij fakti, por potencon disa fjali më pas se Shqipëria përfundoi në të parin vend ateist në botë për arsye ideologjike.

Clrimi-i-tiranes

Ndërkohë, që Enveri apo klika komuniste e viteve të para të pasçlirimit nuk ka qenë anti-fe, e tregon fakti se në ballkonin e Hotel Dajtit me dt. 29 kanë qenë dhe krerët e të trija besimeve.

Dhe kjo është e kuptueshme, për arsyen e thjeshtë se gjithçka ishte e dominuar nga ethet entuziaste të çlrimit të vendit. Koha më pas do nxirrte në plan armiqësinë e thellë mes dy domeneve, deri sa kulmoi me vitin 1967 kur regjimi vendosi ndalimin me ligj të ushtrimit të besimit. Madje, e veçanta ishte se u shpall me Kushtetutë që Zoti nuk ekziston.

Por këto fakte na tregojnë se Enveri më shumë ka pëlqyer të mos besojë se sa nuk ka besuar vërtet.

Më datë 29 të motit `44, ai e kishte aq fuqi e pushtet sa t`i thoshtë “jo” një falenderimi ndaj Perëndisë. Edhe si komunist ka qenë i obliguar ta bënte. /tesheshi.com/