• |
ide | kryesore

EKSKLUZIVE/ E vërteta e sherrit mes Florit dhe Stines

Arkiva
image.jpeg



Në përfundim të votimeve, pa u shpallur ende fituesi i "Kënga Magjike", Flori Mumajesi i cili renditej poshtë top treshes është nisur të dalë nga Pallati i Kongreseve, por nga pas e ka ndjekur Stine i cili pas disa batutash, e goditi kantautorin me një send të fortë në fytyrë (mendohet të ketë qenë një gotë). Aty për aty ka ndërhyrë Altin Goci dhe një person tjetër që shmangu Stinen nga Flori, ndërsa ky i fundit, i gjakosur, u ndje keq dhe me vështirësi eci në drejtim të rrugës. Më pas, në vendngjarje, në parkingun e Pallatit të Kongreseve, erdhi Stresi i cili nuk ishte fare kur bashkëpunëtori dhe miku i tij Flori, u sulmua nga Stine. Me të parë situatën, Stresi u nis për të kërkuar Stinen, ndërsa Flori u largua për në spital me një makinë. Burime të afërta për lapsi.al, thonë se Flori ka pësuar një çarje në ballë e cila është qepur, ndërsa po ashtu, kantautori ka denoncuar ngjarjen tek forcat blu që shërbejnë në urgjencën e Spitalit të Traumës, të cilët duket se janë vënë në lëvizje për të shoqëruar agresorin në Polici.