• |
ide | kryesore

Bullgarja e verbër që parashikoi ISIS

Arkiva, Planet
hhh.jpg



Një grua e moshuar e verbër që pretendohet se ka parashikuar sulmin e Kullave Binjake dhe ngritjen e Shtetit Islamik, ka bërë më parë edhe disa parashikime për vitin 2016, transmeton Klan Kosova.

E lindur në Bullgari, Baba Vanga është quajtur edhe “Nostradamusi i Ballkanit” për shkak të saktësisë me rreth 85 për qind të parashikimeve të saj. Ajo vdiq në 1996-ën, por la pas qindra parashikime që nga ISIS-i e deri te parashikimi i disa fatkeqësive natyrore.

Ajo parashikoi ngritjen e temperaturave të oqeaneve në vitin 1950, kur askush nuk kishte dëgjuar për ngrohjen globale.

Për vitin 2016 ajo ka parashikuar se Evropa do të pushtohet nga ekstremistët myslimanë: “Myslimanët ekstremistë do të përdorin armë kimike kundër Evropës”.

Në profecinë e saj thuhet se Kalifati do të themelohet në 2043 dhe si qendër të saj do ta ketë Romën.

Sipas saj, Evropa do pushojë se ekzistuari që nga viti tjetër, duke nisur me eliminimin e banorëve të saj e duke e zbrazur atë gradualisht.