• |
ide | kryesore

Galaxy S7 do të jetë më i lirë se Iphone

Arkiva, Planet
Samsung-Galaxy-S7-iPhone-6S-Plus.jpg



Galaxy S7 do të fuqizohet nga një çip më i shpejtë se A9 i Apple, bëhet e ditur sipas compterëorld.

Në SHBA dhe Kinë, Galaxy S7 do të ketë një Qualcomm 820 Soc të ri, që do të ofrojë një shpejtësi më të madhe të celularit.

Qualcomm pritet që të fillojë furnizimin me çipa të kualitetit të lartë nga janari i vitit 2016. Sidoqoftë, jo të gjithë përdoruesit e S7 do të jenë në gjendje që ta shijojnë atë, për shkak se disa regjione do të marrin këtë model me një tjetër çip, transmeton lajmi.net.

Sugjerimet e fundit thonë se çipi i ri në S7 do t’i mundësojë celularit që të konsumojë më pak energji dhe të ketë një menaxhim më të mirë termik – që do të thotë se celulari nuk do të nxehet aq shumë siç nxehen tani modelet Galaxy.

Galaxy S7 pritet të jetë 10% më lirë se S6 dhe flitet se do të lansohet më 21 shkurt. (lajmi.net)