• |
ide | kryesore

Historia e rrallë e kurdëve/ Janë 35 milion, por nuk kanë shtet (foto)

Arkiva, Planet
dfg.jpg



Kurdët janë grup etnik nga Lindja e Mesme, të cilët jetojnë në pjesën e cila sipas tyre quhet Kurdistan. Ai shtrihet në 4 shtete të ndryshme. Kurdët jetojnë në Irak, Siri, Iran dhe Turqi, por kur shtetet nacionale ndërtoheshin në të kaluarën, ata nuk arritën të formojnë shtetin e tyre. Sot jetojnë në të gjithë botën. Diasporën më të madhe e kanë në Gjermani. Ata i takojnë grupit të popullit iranian, ashtu si persët të cilët janë popull i Iranit, por kanë gjuhën e tyre. Atyre sot po dilet në krah pasi një prej faktorëve në goditjet kundër shtetit terrorist ISIS, por historia e tyre filloi shumë, shumë më herët.

Emri

Nuk dihet se çka në të vërtetë do të thotë “kurd”, por besohet se ishte përdorur përpara se grupi etnik të krijohej. Ata përmenden edhe në tabelat prej argjile të Sumerëve. Përmenden edhe në burimet e Asirëve. Historiani grek Ksenofoni i përmend në kontekstin e parandalimit të helenëve nëpër malet e Mesapotomisë. Ka pasur forma të ndryshme të shkrimit në atë kohë si: “Kar-da”, “Karduçë”, “Kirti” dhe “Kurt”.

Gjuha

Gjuha e tyre është e ndarë në disa dialekte, i takon nëngrupit veriperëndimor të gjuhëve, e cila i takon rrënjës indo-iraniane të gjuhëve indo-evropiane. Me fjalë të tjera, në grup të njëjtë me gjuhët evropiane. Dialektet e tyre janë shumë të dallueshme, ndërsa ndahen në dialektin verior, qendror dhe jugor. Grupet që e quajnë veten si Zaza dhe Goran nuk flasin gjuhë kurde, edhe pse janë Kurdë etnikë.

Feja

Pavarësisht faktit se mendojmë se ata janë të gjithë myslimanë, ajo nuk është e vërtetë: besohet se bëhet fjalë për grupin etnik me llojllojshmërinë më të madhe fetare në Azinë Perëndimore. Kurdët më lehtë i qasen praktikimit të fesë, dhe për këtë arsye në disa raste ata që nuk besojnë quhen “myslimanë kurdë”.

Shumica e tyre janë myslimanë, më saktësisht sunit të cilët i takojnë medhhebit  “Shafij”, njëra prej 4 shkollave të Islamit Sunit. Një numër më i vogël i kurdëve janë shiit, të cilët zakonisht jetojnë jashtë Kurdistanit, në enklava të ndara të Iranit dhe Irakut qendror. Ka numër të madh edhe të grupit sufi, të ndarë në disa grupe mes alevitëve, të islamit shiit me elemente të sufizmit. Numër tjetër më i vogël i takojnë sekteve të ndryshme të feve të ndryshme.

Kultura

kurdish-carpet-rugs-kurdistan-national-traditional-amed-diyarbakir-median-medes-city

Do të ju sjellim disa prej momenteve të tyre interesante të trashëgimisë së tyre. Për fillim, pozita e gruas në shoqëri, e cila është ndryshe prej pozitës së gruas në traditat e tjera islame. Gjatë festave, punëve, argëtimeve meshkujt dhe femrat vallëzojnë bashkë. Gjithashtu, gratë mbajnë armë dhe luftojnë krah për krah me meshkujt në radhët e peshmergëve, siç e quajnë ata forcën e tyre guerile të armatosur. Sa i përket kulturës së tyre ditore, çdo grup fetar e ka traditën e vet.

Edhe sot, duke udhëtuar nëpër Kurdistanin e bashkuar, ndonjëherë edhe i gjithë fshati, bisedojnë dhe këndojnë. Muzika e tyre është e periudhës epike, si baladat heroike për Saladninin, por ka edhe këngë të dashurisë dhe religjionit.

Kurdët janë të njohur edhe për tepihë dhe torba. Më të mirët janë ato të regjionit Bixhar, të fortë, të trashë dhe të qëndrueshëm dhe i quajnë “tepihët e hekurt të Persisë”. Fisi Xhafa bëjnë torbat më të mira. Tatuazhet janë një tjetër pjesë e kulturës së tyre edhe përkundër faktit se Islami nuk lejon shkrime apo ngjyrosje të pjesëve të trupit për një kohë të gjatë.

Nga sporti më së shumti e duan futbollin. Kanë kombëtaren e tyre edhe përkundër faktit se nuk mund të garojnë në turnetë zyrtare.

Historia e shkurtër

Thuhet se mbreti Sasanid Ardashiri kishte luftuar kundër mbretit Madig të kurdëve, deri sa e ka kuptuar se edhe vetë ishte i biri i një kurdi. Ai këtë e kishte kuptuar nga një letër e një mbreti tjetër, i cili e kishte njoftuar atë.

Gjatë mesjetës kurdët përmenden në burimet arabe, sigurisht, nëpër kronikat e luftërave dhe kryengritjeve. Mes shekullit 10 dhe 12 paraqiten disa emiratë kurdë të cilët pas një kohë rrëzohen nga Selxhukët turq. Në shekujt 12 dhe 13 vijnë emërimet e para të identitetit dhe solidaritetit kurd.

Në vitin 1171 veziri Saladin, i lindur si kurd, ul fuqinë e dinastisë Fatimida në Egjipt, dhe e sjell qeverisjen e vet, Ajubide e cila në vitin 1341 do të qeverisë me vendin e faraonit, Sirinë, pjesët perëndimore të Arabisë, Afrikën Veriore dhe Irakun Verior.

Saladini ka qenë një hero mysliman gjatë luftërave të kryqëzatave, dhe ka mbetur i njohur në perëndim si një ushtar i madh dhe një njeri dhe zotëri edhe më i madh, për marrjen e Jerusalemit nga kryqtarët.

Kur dinastia kurde Safavide ka ardhur në pushtet, filluan kryengritjet e kurdëve. Ata filluan të shpërndahen nëpër Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugperëndimore. Më pastaj shumica e kurdëve kanë qenë nën sundimin e perandorive dhe dinastive të ndryshme. Disa prej tyre nën dinasti të vendeve të Lindjes së Mesme, të tjerë nën sundimin e Osmanëve. Ata formuan dy republika, Republikën Arat dhe Mahabad, ndërkaq asnjëra prej këtyre nuk arriti të u mbijetojë luftërave botërore.

Ata disa herë kanë shpallur republika të pavarura në Veri të Irakut, ku edhe sot luftojnë me forcat e rendit, por të gjitha këto iniciativa të Mahmud Barzanit kanë dështuar. Ata pas një kohe kanë arritur të formojnë partitë e tyre politike në Irak dhe në Turqi. Kur filloi lufta mes Irakut dhe Iranit, Sadam Huseini kishte filluar një fushatë anti-kurde. Bagdadi kishte filluar fushatën Anfal e cila shkatërroi mbi 2 mijë fshatra dhe vrau 182 mijë kurdë. Dështimi i Kryengritjes së vitit 1991 sjelli eksodin prej 1.5 milionë kurdë të cilët u vendosën në Turqi dhe Iran.

Kurdët sot

kurdishgirlsafp

Numri i tyre sot sillet rreth 30-35 milionë, ndërkaq në hapësirën e të ashtuquajturit Kurdistan janë rreth 28 milionë. Në Irak janë 17% e popullsisë totale, rreth 6.5 milionë njerëz. Për momentin prijësi i tyre është Masud Barzani, i biri i Mustafa Barzanit, të cilët po luftojnë me Shtetin Islamik.

Ata janë 9-15% e popullsisë siriane, që i bie se janë 2-3 milionë njerëz. Në Iran janë rreth 6-8 milionë kurdë, e cila përbën 7-10 për qind të popullsisë. Më të shumtë janë në Turqi, rreth 11 deri 15 milionë, dhe përbëjnë rreth 15-25 për qind të popullsisë.

Para 4 vjetëve, një raport zyrtar i qeverisë amerikane kishte thënë se deri në vitin 2030 mund të formohej Kurdistani i pavarur. Por duke pasur parasysh rrethana, kjo që mund të ndodhë shumë më shpejtë.

Veçanërisht në Kurdistanin irakian, ku qe shumë kohë Mahmud Barzani po kërcënon se do të shpallë pavarësinë, por dëshiron që Bagdadi ta pranojë vetë atë, në mënyrë që të mos hyjë në konflikt me ata. Turqia kishte njoftuar se një shtet të tillë do ta pranonte.

Kurdët naftën e tyre e transportojnë nëpër vendet e tyre ilegalisht (legale do të ishte nëse gjithçka do të shkonte nëpërmjet Bagdadit, derisa Bagdadi do të vendoste ndryshe, ndërsa kurdët do të merrnin përqindje të fitimit).

Bagdadi ka kundërshtime për këtë dhe deri para se të formohej Shteti Islamik ia morri territoret e tij. Çështja e ekzistimit të shtetit të Irakut është shumë e lidhur me pavarësinë e kurdëve. Nëse Iraku dëshiron të vazhdojë të ekzistojë, sigurisht do të bindet që Kurdëve t’u japë pavarësinë e shumëpritur. /lajmi.net/