• |
ide | kryesore

Dokumenti i Sigurimit: Enver Hoxha u interesua për kapjen e Lef Nosit, që u tradhëtua nga shoku i ngushtë

Arkiva, Dossier
lef-nosi-300x208.jpg



Nga Auron Tare

Dokumenti i botuar sot vjen nga arkivi i Sigurimit te Shtetit dhe ben fjale per zbulimin dhe arrestimin e ish zyrtarit te larte te Regjences Lef Nosi. Kapja e Nosit nga Sigurimi ka qene gjithmone e rrethuar nga mjegulla duke mos dhene asnje detaj mbi dinamiken e ngjarjes dhe personazhet e perfshire ne to. Nga botimi I ketij dokumenti mund te kuptohet edhe arsyeja e kesaj mjegullnaje e cila eshte ngritur per te ruajtur bashkepunetoret dhe figurat qe moren pjese ne kapjen e Regjentit Lef Nosi. Dokumenti autentik ndodhet ne Arkivin e AMPB fondi i SEMP-it

“Vezhgimi behej pa nderprerje gjate 24 oreve. Ai behej jo vetem per te fiksuar lidhjet e elementeve te dyshimte por edhe banesat, dyqane kafene dhe hotele qe dyshoheshin se frekuntoheshin nga te huaj dhe te prekur. Verifikimi i lidhjeve te dyshimta maskohej bukur. Vezhguesit tane paraqiten si nenpunes te trisketimit te cilet bejne “regjistrimi” e banoreve apo si elektriciste qe ‘rregullonin” dritat si grup “hidraulikesh”  perkthyes, shoqerues apo sherbyes.  Keshtu u zbulua agjenti i vjeter i zbulimit amerikan profesori Lodz i cili frekuentonte misionin amerikan dhe nuk ishte identifikuar. Agjentia e vjeter Sara Blloshmi qe mbante lidhje me misionarin amerikan Hogdson nen masken e lidhjeve intime. Ne kete menyre u kap edhe agjenti i vjeter i INteligjence Servisit Lef Nosi per te cilin armiqte e partise  u munduan   shume ta arratisin jashte shtetit me ane te misionit anglez.

E dhena e agjentit tone DRINI theksonte se Lef Nosi gjendej ne Elbasan. SEMP-i i Elbasanit (SEMP pararendesi i Sigurimit te Shtetit) gjate kerkimit kishte krijuar dyshime se Nosi mund te fshihej tek nje  plak baze e tij e vjeter (AMPB, fondi i SEMP-it te Tiranes. Raportet e DRINIT).

Tek kjo baze u drejtua informatori XH.N i cili nga biseda qe beri me plakun mesoi se Lefi gjendej diku i fshehur dhe se plaku i premtoi XH.N 40 napolona flori ne se do ta percillte Lefin jashte shtetit. Me pas megjithese ja kishte dhene paret, plaku nuk i tregoi se ku  ndodhej Lefi duke u justifikuar se e kishte percjelle me nje tjeter. Ne kete situate plaku u arrestua ku dhe tregoi se Lefi ishte nisur per tu dorezuar ne Tirane tek anglezet.

Nderkohe nje informacion i ardhur theksonte se “Lefi  Nosin mos e kerkoni se ruhet dhe fshihet nga Esta Ndreu”   (fondi i SEMP raporti i Bako Dervishit)

Sic doli nga verifikimi i kesaj informate, Esat Ndreu paskish shkuar ne Elbasan si i derguar i Drejtorise se Mbrojtjes se Popullit pa pasur asnje dijeni SEMP i Elbasanit dhe ai i krahines se pare te cilet ishin urdheruar nga Drejtoria per kapjen e Lef Nosit.

Ceshtja ju referera Koci Xoxes:

“Ne forme indirekte thuhet se keni derguar per kapjen e Lef Nosit ne Elbasan, Esat Ndreun. Ketu del se Esati dhe Dali Ndreu kane gisht. Si te veprojme?” Por Koci Xoxe ne vend qe te merte masa per verifikim dhe zgjidhjen e kesaj ceshtje te rendesishme, thiri ne drejtori shefin e SEMP te krahines se pare Bako Dervishin dhe i heq vemendjen  pse kishte raportuar ne menyre te pa drejte per Dali Ndreun dhe e urdheroi qe te likujdonte te dhenen nga kartoteka si shpifje dhe te vazhdonte kerkimin ne rregull. Ne vazhdim te kerkimit u bene disa veprime nepermejt informatoreve dhe miqve te SEMP-it. Nga keto rezultonte se  Lefi gjendej ne Elbasan dhe se dijeni te sakte kishte   nje nga bijte e Cen Elezit. Xhelali.

Deri ne kete kohe Cen Elezi hiqej si patriot biri i tij Xhelali megjithese kishte qene major  i Ballit Kombetar ishte hedhur ne prag te clirimit ne rreshtat partizane dhe tani ishte oficer me graden toger ne nje repart te Elbasanit. Per ta shlyer te kaluaren e tij jo te mire perpiqej te dukej se punonte me vendosmeri per pushtetin popullor por ne bisedat me te afermit e tij dukej se anohej nga anglezet. Pavaresisht nga kjo SEMP  e terhoqi ne sherbim Xhelalin duke bere nje pune te madhe edukative per ta bindur se e ardhmja i takonte komunizmit. ne vazhdim te punes me Xhelalin u arrit qe ai te hapej para SEMP .Xhelali tregoi se Lefi i kishte thene se ai do te ikte jashte shtetit me ane te misionit anglez ne Tirane. Anglezet do ta shpinin te maskuar me makine ne Greqi. Ai raportonte se Lefi ishte ne Elbasan por se ku nuk e cilesonte me pretendimin se nuk e dinte por me ne fund premtoi se so ta sillte ne Tirane ne bazen Z.M nje baze qe ai e njihte mjaft mire dhe ku do ta priste nje misionar anglez per ta nxjerre pa buje jashte vendit. SEMP-i e kishte te qarte se Xhelali po ndihmonte  jo se u bind por per te shlyer te kaluaren e tij. Kjo u qartesua kur SEMP i kerkoi qe ta binte ate ne shtepine e tij pasi Lefi i besonte si mik te vjeter qe e kishte. Por Xhelali per sy e faqe kerkoi qe ai te mos kapej ne shtepine e tij. ne kete rast pa dashje ai nxorri se lefin do ta sillte ne bazen Z.M nipi i tij Vasil Nosi i cili i kishte  dhene edhe maqinen  etij. Ky ishte nje variant jo i keq. ne momentin qe makina do te ndalonte dhe Lefi do zbriste oficeret e SEMP do ta kapnin. ne kete menyre nuk digjej as baza dhe as Xhelali pasi do te dilte fjala se ai u kap nga pakujdesia e shoferit. Por pas kesaj Xhelali raportoi se Lefi mund te vinte ne bazen Z.M o me maqine o me pajton dhe nuk do te futej nga  rruga kryesore por nga rrugica e erret. Ai tha se Lefi mund te kishte edhe arme. Dhenia e nje raporti te tille nje dite para se Lefi te vinte ne Tirane nuk u studiua dhe nuk u konkludua por u morren keto masa: u be rrethimi i bazes, u vune prita perqark ku nuk dukeshin nga te tjeret. ne rrugicen e erret qendroi Shoku Siri.Carcani me nje shok tjeter, perpara Edip Cuci che Z.M si che disa shoke te tjere. Sapo u duk makina Z.M dha sinjalin dhe shoket u turren per ta kapur por makina nuk ndaloi por iku dhe u zhduk. Ky ishte nje gabim i rende qe vinte nga pa durimi. Shoket nuk priten qe makina te ndalej dhe te fikte dritat por u turren kuturu. Gabimi me i rende ishte se nuk u identifikua targa che drejtimi se nga shkoi kjo makine. Kjo i linte shteg informatorit qe te justifikohej per kontributin dhe  informaten qe dha. me kete kamuflonte misterin e raportit qe dha ne prag te  kapjes si dhe lojen e dyfishte qe po bente. Pavaresisht nga disfata SEMPmori te gjitha masat ngriti postoblloqe duke mos lejuar te dilnin makinat pa bere kontroll te imet. Edhe Xhelali pavaresisht se qendronte ne baze informoi se maqina nuk qendroi por ajo iku ne drejtim te pacaktuar. Operacioni deshtoi.

Per kete gjendje shkoi vete shoku Enver Hoxha ne Drejtorine e Mbrojtjes se Popullit ku pasi degjoi raportin per ngjarjen tha “Ky eshte nje minus i punes. mospasja e durimit ju kushtoi rende. Kjo shoke duhet riparuar sa me pare. Lefi dhe kriminelet e tjere duhen kapur te gjalle” U thane udhezime se si duhej punuar me mire.

Pas analizes oficeri i SEMP Siri.Carcani duke dyshuar ne te dyja te dhenat e Xhelalit i shkoi ne shtepi gjoja per ti kerkuar mendim, ne fakt te bente verifikime dhe te shikonte sjelljen e tij. Me kete ai deshi ti jepte te kuptonte Xhelalit se SEMP dinte gjithcka te sigurte per Lef Nosin por donin qe ai vete te tregonte. Xhelali duke pare se oficeri i SEMP-it i qendronte serioz e qe dinte ne fakt ku fshihej Lefi u pergjigj i shqetesuar me gjysem zeri. Lefin e kam ketu. Si e late dhe u turret te gjithe pas  maqines? Mos kini merak se eshte brenda dhe do ta kapim te gjalle. Siri.Carcani nuk beri ze pasi gjoja kete e dinte vec se i tha i qete ”gjithcka eshte e qarte dhe masat jane marre me kohe. vepro me kujdes se ky eshte fundi i lojes” Xhelali mezi foli -mos kini merak po do ishte me mire ta kapnin ne bazen ku u pata thene.

Edhe ketu nuk eshte keq -e nderpreu Siri.Carcani  asnjeri nuk do ta marre vesh se ku u kap Lefi. Siri.Carcani lajmeroi shoket qe moren masa te menjehershme sepse mendohej se Xhelali si dhelp[er qe ishte mund te bente gjithcka. ajo qe e perforeconte dyshimin ishte veprimi i deritanishem me dy faqe i Xhelalit. Kishte rrezik qe Xhelali ta dorezonte Lefin ne misionin anglez pavaresisht se misioni qe vene nen vezhgim te rrepte.

rreth 20 shoke te  SEMP te Tiranes   bene rrethimin e bazes. Siriu   trokiti ne dere.   E si thua ne kemi ardhur te gjithe per kapur Lefin ja preu ai prere Xhelalit sapo hapi porten.

Me mire me vrisni se sa ta kapni ketu u gjegj Xhelali me ze te dridhur.

Perseri ju theksua se askush nuk e dinte se ai do te kapej ne shtepine e tij.  Pa humbur kohe e urdherojne Xhelalin te shkoje perpara dhe Siri Carcanin me Manolin pas u futen ne dhomen ku flinte Lefi.

Lef o Lef i thiri lehtasi Xhelali-ngrehu se ka ardhur (emri i fshire) te te marre pse kane marre vesh ata te sigurimit. Duhet te nderrosh baze

Lefi ngrihet i tronditur. Siri.Carcani dhe Manol Milo e kapin nga  krahu.

– Ti Vasil je pyeti ai pasi qe erresire.

Po mos ki frike se je ne duar te sigurta ishte pergjigjia. Sapo doli ne korridor Lefi u perpoq te shpetonte por ishte vone.

Keshtu u kap krimineli i Luftes Lef Nosi agjent i vjeter i zbulimit anglez rekrutuar qe ne vitin 1920 nga kuadri i Inteligjences SErvisit, Margaret Hasllek e cila pati ardhur ne shqiperi ne 1919 nen masken e studiueses se folklorit shqiptar”   (AMPB, fondi i SEMP-it)

Mbi debatin per kolaboracionistet.

Auron Tare

Tashme qe panairi i Librit u mbyll dhe nuk ka me debate qe sherbejne per promovime librash mendova te sillja nje deshmi dokumentare te gjendur ne  Arkivin e Sigurimit te Shtetit mbi figuren e Lef Nosit. Nje deshmi e cila eshte ne nje fare menyre nje epilog i jetes se Nosit. Lef Nosi nje shqiptar eksentrik i cili njihet pervec te tjerave edhe per kontributin e tij ne ruajtjen vlerave dokumentare perben nje rast tejet interesant ne debatin e pervitshem (cdo fund nendori) midis atyre qe mbrojne tezen e revizionizmit te figurave kolaboracionizmit dhe atyre qe jane kunder.

Permendja e figures se tij si  nje personazh libri risolli me vrull debate te nxehta duke mjegulluar qartesisht faktin se Lef Nosi apo figura te shquara te politikes dhe histories shqiptare kane qene bashkepunetore te Gjermanise Hitleriane. Si te tille te denuar qartesisht nga Europa fituese me damken e kolaboracionisteve.  Qe Lef Nosi apo shoket e tij nacionaliste e donin Shqiperine ndryshe nga pala fituese kjo nuk ka asnje diskutim. Qe Nosi ishte nje kontribues i njohur i ceshtjes Shqiptare perseri kjo nuk ka diskutim. Qe Nosi ishte nje patriot shqiptar edhe kjo nuk ka diskutim. Fati i tij dhe i miqve te tij fatkeqesisht u vulos ne momentin kur ai vendosi te ishte nje bashkepunetor i vullnetshem i Gjermanise Hitleriane. Arsyet pse mori kete vendim mund te kene qene mjaft fisnike dhe nacionaliste por aleati qe ai zgjodhi,  Gjermania, humbi Luften dhe per kete si Nosi si figura te tjera europiane pro gjermane u cilesuan si Kolaboracioniste. Nosi ishte pjestar i rendesishem i Regjences, nje Qeverie e ngritur me miratimin Gjerman. Regjenca ashtu si Qeveri te tjera ne europen e pushtuar qe u ngriten me miratimin gjerman ishte pjese e bashkepunimit.

Historiani amerikan Stanley Hoffmann ( i cili sapo u nda nga jeta ne Harvard Masachuset) qe  ne vitin 1974, e ka perdorur termin  kolaboracioniste  per te gjitha ata simpatizante te Nazizmit te cilet per arsye ideologjike kerkonin nje bashkepunim me Gjermanine hitleriane.

“Kolaboracioni (bashkepunimi)  eshte nje bashke- punim ndermjet elementeve te popullsise se pushtuar dhe perfaqesuesve te fuqise fituese (pushtuese)”   Stanley Hoffman

Profesori i famshem shkruan se  kolaboracionizmi mund te kategorizohet ne dy nen grupe,  Servile dhe Ideologjike. E para “si nje sherbim i qellimshem dhe e dyta si nje mbeshtetje e qellimshme e bashkepunimit me nje force te huaj e cila shikohet si mbeshtetese e nje objektivi e cila sjell nje transformim te brendshem”.

Mbeshtetesit e tezes se revizionimit te kolaboracionisteve shqiptare sjellin tezen se shume bashkepunetore te gjermanise hitleriane kane sjelle si argument,  bashkimin me Kosoven dhe Camerine nen obrellen gjermane. Nen kete veshtrim eshte nje fakt historik krijimi i Divizionit Malor SS Skenderbeg ne Prill te 1943 me miratimin e Himlerit. Megjithese ky Divizion malor nuk kishte nje jete te gjate dhe nuk pa aksion ne beteja ne mbrojtje te kauzez hitleriane nuk mund te mos merret ne konsiderate fakti se krijuesit e tij ishin mbeshtetes ideologjike te Gjermanise.

Po keshtu roli i forcave ushtarake qeveritare kunder partizaneve te cilet tashme ishin nje force luftuese e njohur nga aleatet anti hitleriane nuk mund te injorohet. Te gjitha keto veprime  kishin mbeshtetjen politike te figurave qe u rreshtuan ne krahun Gjerman pjese e Regjences. Si nga dokumentacioni i Misioneve Agleze si dhe dokumentacioni i forcave gjermane del qarte tablloja e situates ne Shqiperine e asaj kohe. Forcat pro aleate kishin si objektiv luften kunder gjermaneve ndersa gjermanet ne terren mbeshteteshin nga forca shqiptare te cilat ishin pjese e qeverise kolaboracioniste apo forca politike pro gjermane.  Mbeshtetesit e temes se Shqiperia u perfshi ne Lufte Civile injorojne faktin se gjate Luftes se Dyte Boterore palet nderluftuese ishin qartesisht te ndare. Pro Aleateve dhe pro Gjermanise naziste.

Trajtimi i figurave politike me kontribut ne historine e Shqiperise por qe u rreshtuan ne krahun gjerman nuk mund te diskutohet jashte kontekstit europian. Si shembull mund te marrim Francen nje prej vendeve qe tradicionalisht kane ndricuar europen dhe me gjere me shembullin e saj.

Pas clirimit Franca u perfshi nga nje vale e egzekutimit te personave qe cilesoheshin si Kolaboracioniste. Jane te famshme fotot apo filmimet ku ne bulevardet e Parisit grave qe kishin pasur marrdhenie me oficere gjermane ju qethej koka si shenje e turpit per qendrimin e tyre gjate okupacionit.  Te gjithe ata Tregetare qe kishin perfituar nga tregu I zi gjate luftes u cilesuan si “ profiteurs de guerre” dhe njiheshin me emrin “BOF” ( Gjalpe, Veze dhe Djathe)  pasi kishin shitur keto prodhime me cmime katastrofike per popullsine e gjere.  Megjithate vala e zemerimit popullor u kontrollua nga Qeveria Provizore e Republikes Franceze e cila stabilizoi rregullin dhe solli KOlaboracionalistet perpara Gjygjit.  Megjithate duhet permenduar fakti se nje numer zyrtaresh te ulet te Qeverise pro Gjermane te Vichis perfituan amisti nga Qeveria Franceze.

Historianet e fushes  kane percaktuar tre faza te marrdhenieve me Kolaboracionalistet post okupacionit:

Faza e pare  zemerimi popullor (épuration sauvage): egzekutimi pa gjygj  si dhe qethja e flokeve ne menyre publike te grave franceze. Sipas perllogaritjes zyrtare te Prefekteve te Policise depozituar ne 1948, 6000 persona jane egzekutuar gjate Clirimit dhe 4000 direkt pas Clirimit.

Faza e dyte: (épuration légale), fillon me Urdherin e Pare te De Golit ne 26 Qershor 1944 qe krijonte Komisionin Legal te Gjykimit te KOlaboratoreve i cili denoi rreth 120.000 perfshire 1.500 emra te njohur u denuan me vdekje.

Periudha e trete ,  nje periudhe me tolerante ndaj kolaboracionisteve  ku perfshihet gjygji ndaj Marreshalit  Peten i cili u denua me vdekje por egzekutimi u transferua ne denim te perjetshem me urdher te De Golit. Apo denimi i shkrimtarit Louis-Ferdinand Céline

Ende sot ne Francen Republikane dhe libarele ka debate mbi rolin e kolaboracionisteve ne sherbim te Gjermaneve. Por duhet theksuar se zyrtarisht Franca e konsideron Qeverine e Vichi-se nje qeveri ilegale e themeluar nga tradhetare nen influencen e huaj.

Ky pershkrim i shpejte i marrdhenies se Frances me kolaboracionistet e saj tregon qarte se Europa fituese nuk eshte treguar dashamirese me ta. Sigurisht qe historia nuk eshte bardh e zi dhe nuk mund te trajtohet si e tille. Por megjithe ngjyrimet e saj ka nje vije te qarte midis paleve qe dolen fituese dhe atyre qe humben Luften. Askush nuk mund te revizionoje rolin e kolaboracionisteve ne sherbimin e nje ideologjie e cila humbi Luften.

Prandaj ne mendimin tim debate mbi Lef Nosin dhe figura te tjera si ai  duhen bere ne kontekstin shqiptar mbi kontributin ne ceshtje te caktuara te histories shqiptare por qartesisht duke lene menjane perfshirjen e tyre ne nje kauze humbese e cila per vec te tjerash mund te kishte sjelle shperberjen e Shqiperise ne favor te fqinjeve tane.