• |
ide | kryesore

Zbulohet fytyra e vërtetë e Jezu Krishtit (foto)

Arkiva, Planet
new-old-481391.jpg

Mijëra piktura dhe skulptura gjatë shekujve e kanë ravijëzuar Mesian apo Jezu Krishtin më një fytyrë të zbehtë dhe flokë gështenjë. Por teknikat e reja 3-dimensionale na kanë dhënë një tjetër pamje. Eksperti britanik mjekoligjor Richard Neave ka shpenzuar vite për të rindërtuar fytyrat e viktimave në mënyrë që të zbulohet identiteti i tyre dhe të kapen autorët. Tani ai ka përdorur të njëjtën teknikë për të zbuluar fyturën e Krishtit. Neave ka arritur në përfundimin se Jezus ka pasur lëkurë më të errët dhe flokë të shkurtër, pak të përdredhur dhe mjekër të dendur. Ai ka studiuar kafkat e popullsisë semite dhe hartoi këtë portret. Një fytyrë të gjerë, sy të errët, një mjekër të mbuluar dendur dhe flokë të shkurtër kaçurrel. Këto karakteristika do të kishin qenë të zakonshme në Lindjen e Mesme dhe hebrenjve në zonën e Galilesë, që tani është Izraeli i veriut.

Neave, ka prodhuar edhe vizatimet e para të Jezusit për një dokumentar BBC-së, Birit të Perëndisë, në vitin 2001. Ai thotë se ai nuk mund të jetë i sigurt në shëmbëlltyrën e një njeriu pa pasur një kafkë përpara. Por eksperti thotë se imazhi është ndoshta shumë më realist se piktura të panumërta fetare dhe skulptura.


Alison Galloway, një profesor amerikan i antropologjisë, thotë se "Kjo është ndoshta shumë më afër të vërtetës se sa puna e shumë mjeshtërve të mëdhenj."

Carlos Cardoza-Orlandi, nga Columbia Theological Seminary në Atlanta, i tha revistës Popular Mechanics: "Ndërsa imazhi perëndimor i Jezusit është dominant, në pjesë të tjera të botës ai është shpesh i treguar si i zi, arab ose hispantik."

Richard Neave's 3D drawing of Jesus The Last Supper

Neave ka prodhuar edhe vizatimet e Mbretit Midas dhe të babait të Aleksandrit të Madh, Filipit II të Maqedonisë. Ai e ka përshkruar Jezusin me flokë të shkurtër, pasi ishte stili i asaj kohe. Është mbështetur edhe te Shën Palit, i cili thotë në Bibël: “Në qoftë se një burrë i mban flokët të gjata, kjo është çnderim për të?"

Por, Neave nuk është në gjendje të thotë për gjatësinë dhe peshën e "Birit të Perëndisë". Shkencëtarët spekulojnë se për shkak se Jezusi ka punuar si marangoz derisa ishte rreth 30 vjeç ai do të kishte qenë më muskuloz dhe i aftë fizikisht dhe ndoshta i rreshkur, sepse ai ka punuar shumë jashtë. /Perktheu lapsi.al/

Kthehu