• |
ide | kryesore

5 parashikimet e CIA-s që u realizuan brenda 2015-ës

Arkiva, Planet
CIA_040114.jpg

15 vjet më parë, kur George Bush kishte pak kohë që kishte fituar zgjedhjet, CIA publikoi një raport prej 70 faqesh ku bëheshin parashikime se si do të ishte bota në 2015 dhe ngjarjet që do të ndodhnin.

Tashmë që 2015 po mbyllet, britanikja “Telegraph” ka bërë një analizë për të parë se sa nga parashikimet e CIA-s janë përmbushur.


Pas krahasimeve u pa se janë realizuar të paktën pesë prej tyre.

“Çështjet e politikës ndërkombëtare do të përcaktohen më së shumti nga organizata se sa qeveritë”, thuhet në parashikimin e CIA-s.

Shembulli më i përkryer është krijimi i ISIS që po mban gjithë botën në ankth.

Gjithashtu duhet marrë parasysh edhe grupi i separatistëve prorusë në Ukrainë, apo hakerat kinezë që tentuan të vidhnin informacione nga amerikanët.

CIA në vitin 2000 shkruan “Nga tani deri në 2015 strategjia e terrorizmit do të bëhet gjithmonë e më e sofistikuar dhe e planifikuar për sulme që do të synojnë një numër të madh viktimash”.

Dhe kjo pikë u përmbush që një vit më pas me rrëzimin e Kullave Binjake në SHBA që la disa mijëra viktima.

“Popullsia e botës do të rritet më një miliard në 15 vite duke kaluar kuotën 7,2 miliardë”, thotë parashikimi.

Dhe në fakt sot kemi një popullsi botërore 7,4 miliardë.

Ndër shqetësimet e CIA-s është edhe shterimi i burimeve natyrore.

Sipas CIA-s në 2015 bota nuk do të ketë kaluar gatishmërinë e burimeve natyrore, dhe ashtu është.

Në fund është bërë edhe një parashikim me karakter ekonomik.

“Ekonomia kineze do të rritet dhe do të kalojë atë europiane deri në 2015. Do të jetë ekonomia e dytë më e madhe në botë, pas SHBA”. Dhe në fakt ashtu ndodhi./tema

Kthehu