• |
ide | kryesore

Sherri Enca – Beatrix, ndërhyn teze Albërie Hadërgjonaj

Arkiva, Paparazzi
teze.JPG



Përplasja mes dy 20-vjeçareve nuk ka lënë indiferente tezen e Beatrix Ramosaj, e cila ka dashur t’i dalë në mbrojtje mbesës së saj. Albërie Hadërgjonaj ka postuar një foto nga koha kur Beatrix u shpërblye me çmime në Top Fest, ndërsa mesazhi i 40-vjeçares duket qartë kundër akuzave të Encës, e cila tha se ish-shoqja e saj është xheloze e sëmurë, pa koncerte e karrierë:

“Kur zoti bën mrekulli si Beatrix Ramosaj. E bukur si hyjneshë, e talentuar pa diskutim. Emrin e mbretëreshës sepse lindi e tillë. Ehh me Zotin nuk kapeni dot. E bëri yll, s’ke çi bën. Pranojeni” – thotë teze Albëria.