• |
ide | kryesore

“Naziland”, fortesa e krimeve më të errëta të nazizmit (foto)

Arkiva, Planet
nazi.jpg



Një fortesë e quajtur "Naziland" nga kritikët, ka qenë dikur shtëpia shpirtërore e kultit më vrasës në historinë e njerëzimit.

Në këtë ndërtesë janë kryer veprat më të errëta të Luftës së Dytë Botërore nga Heinrich Himmler, një njeri i fiksuar me fantazi mesjetare dhe okulte, për të cilin edhe Hitleri mendonte se ishte i çmendur.

Sot, pas rikonstruktimit të ndërtesës që shkoi në vlerën 5 millionë paund,  fortesa është bërë një nga atraksionet më të njohura turistike të Gjermanisë.

Mijëra njerëz, përfshirë nxënës, turistë, policë dhe nëpunës civilë shkojnë atje për të mësuar rreth faktit se sa shpejt një shtet i civilizuar mund të rrëzohet dhe të bëhet pre e shthurjeve, vrasjeve masive që tronditin themelin e njerëzimit.

Fortesa e shekullit të 17’të u ble nga Himmler pak para Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1934, një vit pasi nazistët morën pushtetin, ai nënshkroi një kontratë 100-vjeçare për të marrë kështjellën për ta shndërruar në një shkollë për SS (krahu i armatosur i Partisë Naziste).

“Ai ishte një vrasës dhe kjo ndërtesë ushqente fantazitë e tij racore. Ai ka kryer vrasje masive në këtë ndërtesë. Ai mendonte se trupi i tij kishte fuqinë e forcave mistike ariane”, thonë historianët për Himmler. / Express