• |
ide | kryesore

A kanë ndryshuar SHBA politikën ndaj Shqipërisë dhe çfarë misioni i është ngarkuar Lu

Arkiva, Blog
donald.jpg



Nga Fron Nahzi / Huffington Post/

Si një forcë shtytëse e reformës në drejtësi ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu tha para pak kohësh në një sallë plot me gjykatës se ata janë të ndarë në dy grupe. Ka nga ata që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri dhe ata që janë tmerrësisht të korruptuar. “Nëse shihni tani duart tuaja dhe vini re se në dorë keni një orë më të shtrenjtë se makina ime, me shumë siguri ju jeni një gjyqtar i korruptuar” – tha ai. “Ju inkurajoj ta lini këtë profesion menjëherë. Ju mund të futeni në burg shumë shpejt”. E frustruar me lidershipin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, SHBA-të kanë ndryshuar politikën e saj nga mbështetja e liderëve të fortë në mbështetjen e ligjeve të forta, një ndryshim i mirëpritur për shumë shqiptarë dhe ndërkombëtarë prej kohësh.

25 vite me parë Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker u bë i pari zyrtar i lartë amerikan që vizitonte Shqipërinë. Baker u prit me krahë hapur nga më shumë se 300 mijë shqiptarë që mbushën anët e rrugës dhe madje puthën rrotat e makinës së shpëtimtarit të tyre. Pas 50 vitesh të shtypjes nga komunizmi, shumë shqiptarë e kishin humbur besimin te udhëheqësit dhe shihnin nga Perëndimi, në veçanti nga SHBA-të që të bënin një gjë të vetme që shqiptarët nuk ishin të aftë ta bënin: t’i mbanin të zgjedhurit e tyre të përgjegjshëm.

Për fat të keq, amerikanët dhe evropianët ishin më të interesuar në parandalimin e konfliktit në Jugosllavi nga përhapja sesa të mbështesnin qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për pasojë ata panë se edhe rruga tjetër e të sapozgjedhurve të Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha mori në dorë gjyqësorin (tek i cili ka influencë edhe sot), goditi mediat e pavarura, pushoi nga puna profesorët bazuar në lidhjet e tyre politike, mbajti partneritetin publik-privat që nënkuptonte se zyrtarët e zgjedhur do të merrnin pjesën e tyre dhe shfrytëzoi mundësitë e daljes në fotografi me liderë amerikanë dhe europianë si provë e mbështetjes së perëndimit për stilin e tyre të qeverisjes.

Në 25 vitet e ardhshme, pushteti do të ndahej mes dy partive në vend, socialistëve dhe demokratëve ndërsa parlamenti u bë një strofull e hajdutëve. Amerikanët dhe evropianët u bënë thirrje të vazhdueshme qeverive shqiptare të ndalnin korrupsionin dhe klientelizmin politik. Secila qeveri i injoroi këto thirrje. Shumë zyrtarë të zgjedhur në shërbimin publik me një orë Timex dhe një apartament modest largoheshin me një Cartier, Gucci dhe vila në zonat elitare të banimit.

Si u bë Shqipëria një kleptokraci? Disa të huaj fajësojnë shoqërinë civile dhe dështimin e medias për t’i detyruar të zgjedhurit të jepnin llogari. Shqiptarët fajësojnë liderët amerikanë dhe evropianë që kanë mbështetur liderët e tyre të korruptuar. Një lider i korruptuar është një kundërshtar i frikshëm, një lider i korruptuar i mbështetur nga fuqitë perëndimore është një Goliath. Shqiptarët thonë se Sali Berisha ishte për shumë vite “djali i preferuar” i SHBA-ve dhe Europës. Ata thonë se Ilir Meta, aktualisht kryetar i parlamentit dhe kreu i LSI-së, partneri i socialistëve në qeverisë dhe që më herët bashkëqeverisi me Sali Berishën u kap në një video duke kërkuar ryshfet.   

“Jo më” – tha ambasadori Lu. “Korrupsioni nuk do të tolerohet më, të paktën nga SHBA-të të cilat ua kanë ndaluar dhënien e një vize amerikane zyrtarëve të akuzuar për korrupsion. Lu dhe BE e shtynë qeverinë shqiptare dhe opozitën të miratonin një ligj që ndalon personat me të dhëna kriminale të mbajnë një post publik. Se bashku me partnerët europianë, tani po merren me sfidën më të madhe të Shqipërisë: depolitizimin e sistemit gjyqësor të vendit. Reformat e propozuara e kufizojnë rolin e politikës në vendimet gjyqësore, detyron gjyqtarët të zbulojnë burimin e pasurisë së tyre, të forcojë pushtetin e Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë dhe ndjekë penalisht gjyqtarët e korruptuar.

Ajo që e bën këtë ndryshim të ri të politikës së Uashingtonit, unike, është mbështetja e institucioneve të tyre për individë si dhe rruga e lirë që i kanë lënë ambasadorit të tyre të bëjë deklarata zyrtare… publikisht. Me atë që duket një mospërfillje e hapur për mënyrën sesi Lu i bën akuzat hapur duke e pozicionuar ambasadën apo influencën e aleatëve te drejtuesit politikë, “përplasja e brirëve” nuk është gjë e re për Lu. Ndryshe nga dy paraardhësit e tij, që e kishin të vështirë të punonin me një kryeministër të fortë si Sali Berisha, Lu ka gjetur një partner të besueshëm si kryeministri Edi Rama. Edhe Rama i ka shpallur luftë korrupsionit duke i lejuar qytetarët të denoncojnë atë në një portal në mënyrë anonime, duke pastruar forcat e policisë, duke i dhënë fund evazionit fiskal dhe duke përforcuar pagesat e energjisë elektrike.

Kur një gjyqtar e pyeti ambasadorin Lu sesi do të luftohej korrupsioni kaq shumë i përhapur ai u përgjigj: “Korrupsionin nuk duhet të luftohet nga ata që e krijuan atë. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë politikat anti-korrupsion”. Kur e pyetën kush duhet ta bënte luftën, Lu tha: “Ti dhe 3 milion qytetarë shqiptarë”.

25 vite më parë shqiptarët mbushën rrugët të prisnin Baker duke mbajtur një banderolë ku shkruhej: “Mirëseerdhe. Z. Baker. Shqipëria ka 50 vjet që ju pret”. Nëse politika amerikane ka në plantë ndryshojë gjyqësorin shqiptar, shqiptarët mund të postojnë në Twitter: “Ambasadori Lu, kemi 25 vjet që ju presim”.

*Shkrimi i Fron Nahzi, Drejtor i Zhvillimeve Globale dhe WSSI në Universitetin e Arizonës. Përkthyer nga lapsi.al prej “Huffington Post” ku është botuar me titullin: “Shqipëria, detyra e ambasadori Lu” 



9 Comments

  1. Fatkeqesisht shumica e

    Fatkeqesisht shumica e shqiptareve ende besojne te teoria e "dores se hekurt" nderkohe qe duart e hekurta te te shkuares jane ato qe e kane shkaterruar vendin. Diktator te mire nuk ka, te gjitha shtetet qe jane zhvilluar ne historine e njerezimit jane ato qe kane ditur te kufizojne pushtetin e politikaneve e jo tu japin atyre pushtet te pakufizuar. 

  2. Shkrim i manget. Pse nuk
    Shkrim i manget. Pse nuk thuhet dhe tregohet se kush i futi kriminelet ne Parlament, ne qeverisjen vendire dhe ne prefektura.
    A mund te luftohet korrupsioni perseri me vetdeklarime, te cilat duhen plotesuar pas nje afati gjashtemujor? Per gjashtemuaj, pasurite e pamerituara apo te fituara nga kirrupsioni mund te fshihen, mund te behen te pazbulueshme dhe rezultati do te jete i njejte me ate te komisionit te deklatimit te padurive, pra rezultati do te jete zero te korruptuar te zbuluar e te denuar.

  3. [email protected]

    Shkrimi eshte jo vetem i maget por shume i pasakte dhe i njeanshem. Jane te sakta cfare ka thene per Berishen dhe Meten, ndoshta mund te thuhej eedhe me shume se kaq. Por te nxjerresh Edi Ramen qe bashkepunon me Lu eshte nje genjeshter e madhe, eshte mashtrim i neveritshem dhe turp per nje media amerikane, pavaresisht se ne Tirane thuhet qe ajo financohet nga Soros. Edi Rama eshte personi me pasuri 200 milion dollare sipas OSBE. Edi Rama eshte ai qe ka sjelle me vetedije te plote te gjithe kriminelet ne parlament. Edi Rama ka sjelle te gjithe me te pasurit e dyshimte te parlamentit, Sadri Abazi, Fidel Ylli, Koco Kokedhima, Tom Doshi, Mark Frroku, Arben Ndoka, e tjere e tjere. Edi Rama eshte ai qe po i jep tenderat dhe koncensionet klienteles se tij me origjine nga Partia e Punes, Vilma Nushi, Pandi Carapuli, Agron Papuli, Vali Leskaj (djemte e saj), Sadri Abazi, e tjere e tjere. Edi Rama nmban ne qeveri si njerzit me te besuar Sajmir Tahiri i implikuar ne trafiqet e droges dhe i lidhur me grupoe kriminale. Mban afer Ilir Beqen ministrin e akuzuar per korrpusion e paaftesi. Mban afer Arben Ahmetajn te akuzuar per korrupsion ne favor te te vellait te Edi Rama, Olsi Rama dhe per histori roze duke perdorur postin publik. Mban afer Damina Gjiknurin te implikuar ne korrupsionin e kompanise CEZ. Mban afer Mimi Kodhelin qe se bashku me nje individ te ardhe nga Vizion Plus kane bere tenderta me korruptive ne historine e Ministrise se Mbrojtjes. e tjere e tjere te tilla histori pa fund per klientelen e Edi Rames…Dhe se fundi jane tashme te njohura ne Tirane lidhjet e ngushta te Edi Rames dhe Sajmir Tahirit me banden e Shullazit e tjere…Huffington Post dhe vecanerisht Fran Nazi qe ka qene ne Tirane si agjent i Soros dhe ka bashkepunuar ngushte me Edi Ramen  me kete artikull kane rrenuar rende reputacionin e kesaj media amerikane dhe kam humbur plotesisht besimin e publikut. Jane bere si gazeta TEMA dhe gazeta DITA, qe ushqehen me parate e dyshimta te korripsionit, krimit dhe bandave. Te pakten te mos perdoret emri i ambasadorit Lu sepse nese vazhdohet ne kete menyre do te humabse besim edhe ndaj tij. Madje ambasadori duhet te distancohet urgjentisht nga ky artikull.  

  4. problrmi eshte sa Amerikanet

    problrmi eshte sa Amerikanet te te marin seriozish,pastaj,nje fjale e urte e popullit Shqiptar thote Qeveria e kap lepurin me qere,keshtu edhe puna e Amerikaneve,dine mire ti tregone vendin kujdo politikanihajdutoordiner.Dikush me larte shkruante,po me pasurite e Edit pse nuk meren! Do meren por ne kohen e duhur Skeni pare gje akoma!?

  5. Ne qofte se ambasadori Lu

    Ne qofte se ambasadori Lu paska gjetur bashkepunim dh e  mirekuptim me kryeministrin rama,atehere kot qe flet ai dhe ne kot qe shpresojme   se ai e ka seriozisht kurflet ashper per luften ndaj korrupsionit..sepse,ne radhe te pare ai ligji i dekriminalizimit u be me insistimin dhe luften e panderprere te opozites dhe z. basha,pikerisht per  kriminelet qe rama ka futur ne parlament dhe ne te  gjithe administraten shteterore…Atehere,me te drejte pyesim: "Mirekuptim per cfare keni me  kryeministrin, zoti Rama?"

  6. 50 VJET QE PRISNIM AMERIKEN

    50 VJET QE PRISNIM AMERIKEN EDHE 25 QE NA LA AMERIKA TE SHOHIM SE SA DO TE VENE AKOMA …..????????!!!!!!!

  7. 50 VJET QE PRISNIM AMERIKEN

    50 VJET QE PRISNIM AMERIKEN EDHE 25 QE NA LA AMERIKA TE SHOHIM SE SA DO TE VENE AKOMA …..????????!!!!!!!

  8. 50 VJET QE PRISNIM AMERIKEN

    50 VJET QE PRISNIM AMERIKEN EDHE 25 QE NA LA AMERIKA TE SHOHIM SE SA DO TE VENE AKOMA …..????????!!!!!!!

  9. Nese keta hajdute te
    Nese keta hajdute te shqiperise do futen mbrapa hekurave, God bless America…