• |
ide | kryesore

“Selfie, me alienë”, fotografia që po tmerron internetin

Arkiva, Planet
see_1450696291-25675.jpg



“Daily Mail”, ka shpërndarë fotografinë e gruas ruse, Olesya Podkorytov, e cila tregon në sfond një krijesë të çuditshme. Gjatë shkrepjes gruaja nuk ka vënë re asgjë, duke e hedhur më pas foton në rrjetet sociale.
Më pas ajo vuri prezencën e çuditshme të një alieni në sfond. “E ngarkova foton në faqen time të rrjetit social, dhe u habita nga pyetjet e shumta dhe vëzhgimet e njerëzve. Vetëm më pas e kuptova që bëhej fjalë për një krijesë të çuditshme që ndodhej në fotografinë time”, tregon Olesya.
 
Sigurisht që për ‘alienin’, në fjalë ka edhe hipoteza të tjera: fotografia mund të jetë modifikuar, ose mund të bëhet fjalë për ndonjë person të maskuar si alien. Alternativa tjetër është ajo e një iluzioni optik, një lojë dritash, hijesh e refleksesh që ka gjeneruar imazhin e çuditshëm.