• |
ide | kryesore

Zbulohet foto e rrallë e Tunës 12 vite më parë, aspak “zogu më i mirë prej krejtve”

Arkiva, Paparazzi
tuna-aaaa-e1425334995506.jpg



Me kalimin e viteve, këngëtaret e skenës sonë janë transformuar aq shumë sa do mjaftonte një kthim pas në kohë, për të kuptuar ndryshimin e paimagjinueshëm që ka pushtuar pamjen e tyre. Ishte 2003-shi, koha kur pasi u shpall fituese e një talent-show muzikor në Maqedoni, Altuna Sejdi, publikoi këngën debutuese, “Piroman”. 

Me valën e fushatës së saj të promovimit si artiste aso kohe, Tuna erdhi në Tiranë ku ndër daljet e para televizive, u prezantua në një emision të Shijak Tv. Foto e publikuar nga moderatori i programit muzikor të dikurshëm, tregon Tunën pa lidhje me portretin e ëmbël e sensualitetin që e karakterizon sot, të cilin vetë këngëtarja e përkufizon me vargun: “zogu më i mirë prej krejtve”.