• |
ide | kryesore

Brazili në alarm/ 2400 fëmijë lindin me probleme në tru prej virusit të një mushkonje

Arkiva, Planet
fgb.JPG



Autoritetet shëndetësore braziliane kanë vënë alarmin për një virus që transmetohet nëpërmjet mushkonjave i cili besohet se është shkaku i lindjes së mijëra fëmijëve me dëmtim në tru. Patogjeni njihet me emrin Zika dhe u zbulua te majmunët e Afrikës, 70 vjet më parë. Virusi shkakton simptoma të lehta në shumicën e personave, por te disa të tjerë arrin edhe të marrë jetën.

Ishte Ministria e Shëndetësisë e Brazilit që më 28 nëntor lajmëroi se e kishte gjetur virusin Zika në një foshnjë të lindur të sëmurë. Foshnja lindi me kafkën e tkurrur dhe për shumë mjekë kjo ishte diçka e rrallë. Gjatë operacionit fëmija humbi jetën. Virusi u gjet edhe në lëngun amniotik të nënës. “Kjo është një situatë e paparashikueshme, madje e paparashikueshme edhe për shkencën” tha ministri brazilian.

Hetisit brazilianë thanë se po hetojnë edhe 2 400 raste të tjerë të fëmijëve të lindur me këtë sëmundje të kafkës, 29 prej të cilëve është vërtetuar se kanë vdekur prej virusit. Sipas CNN, një vit më parë u regjistruan 147 raste të tilla. Sërish sipas CNN shumë gra shtatzënë janë duke planifikuar të ndërpresin shtatzëninë deri në sqarimin e problemit. /lapsi.al/