• |
ide | kryesore

Floriana Garo rrëfehet për ndarjen me Tedin : « Derdha shumë lotë »

Arkiva, Paparazzi
floriana_garo_floriana_garo_2u3hFm4W.sized_.jpg



Për herë të parë moderarorja e emisionit “Jo vetëm modë » Floriana Garo ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj me Tedi Ngjelën për revistën « Living ». Ajo ha hedhur poshtë disa insinuata të botuara në shtyp sikur familja e ish të fejuarit të saj nuk e donte dhe disa statuse që i janë atribuar kunatës së saj.

“Në raportet me familjen Ngjela unë s’kam mllefe. është familja ku kam jetuar për pesë vjet dhe i vlerësoj, i dua. Nuk do të flisja kurrë keq për ta. Mamanë e Tedit e ndjej ende të afërt dhe tezen e tij e kam si tezen time”, thotë Floriana.

Pyetjes së gazetarit se pse erdhi kjo ndarje e papritur, moderatorja e TV Klan i përgjigjet: “Nëse ndjen se diçka nuk shkon në jetën tënde, duhet ndryshuar. Kuptuam se diçka nuk shkonte në ndjenjat tona dhe morëm një vendim të përbashkët. Nëse njeriu s’është i lumtur me situatën e tij ose toleron, ose gjen forcën dhe kurajon që t’i ndryshojë gjërat”.

Floriana tregon se po përpiqet të kalojë mbi këtë periudhë të vështirë. “Sigurisht nga lidhja me Tedin kisha krijuar rehati. Tani atë rehati që kisha përpiqem t’ia krijoj vetes. Këtu nis gjithçka se çfarë bën ti për të përmirësuar jetën tënde”. Megjithatë ajo pranon edhe se e ka vuajtur këtë ndarje, duke thënë se ka derdhur lot: “Patjetër që kam derdhur lot, madje më shumë se një”.

Por ajo ende nuk mund të japë një mendim përfundimtar për lidhjen e saj

«Me kalimin e kohës ndoshta do t’i bëj një bilanc më të saktë kësaj që ndodhi. Kur më kërkojnë të flas për ndarjen jam e rezervuar pasi është herët. Përvojat e jetës janë të rëndësishme për t’u ndarë nga njerëzit publikë por duhet të kalojë njëfarë kohe dhe duhet të kuptojmë se është njerëzore të ndryshosh mendim. Nesër këto ngjarje mund t’i gjykoj ndryshe nga sot, por unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se s’jam koherente në ato çka them. Brenda një kohe të shkurtër ndyshon çdo gjë në jetën tënde ndaj duhet të jesh i përgatitur”, ka thënë ajo.