• |
ide | kryesore

Kometat me përmasa gjigante mund të kërcënojnë Tokën

Arkiva, Planet
k_1450818908-3590775.jpg
Kometa me përmasa gjigante mund të paraqesin rrezik për jetën në planetin Tokë duke u nisur nga asteroidet më të afërt që tashmë po monitorohen me shumë kujdes, paralajmëroi sot një ekip astronomësh.
”Gjatë dy dekadave të fundit, qindra kometa gjigante u zbuluan në kufijtë e sistemit tonë diellor”, thanë shkencëtarët në një studim të publikuar në ”Astronomy and Geophysics”.
 
Të quajtura Centaures, këto kometa janë pozicionuar mbi orbita të paqëndrueshme që kryqëzohen ndonjëherë në rrugën e planeteve gjigante, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni.
 
Nën efektin e fushës gravitacionale të këtyre planeteve, këto kometa mund që kohë pas kohe të ndryshojnë trajektoren dhe të gjenden në sistemin e brendshëm diellor (që përfshin Mërkurin, Venusin, Tokën, Marsin dhe rripin e asteroideve.