• |
ide | kryesore

Mediat zviceriane zbulojnë të dashurin shqiptar të Angela Martinit

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Statusi i Angela Martinit dhe lidhjet e saj kanë qenë përherë objekt diskutimi i shtypit rozë shqiptar dhe jo vetëm.

Gazeta zvicerane Blick i ka kushtuar një artikull një aludimi të mundshëm për një lidhje të bukuroshes me një shqiptar.

Sipas tyre modelja ka gjetur dashurinë e re, të cilën ka tentuar ta mbajë të fshehtë.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah Butik Cejzit, një djali shqiptar, shkruan Blick.

Angela Martini u nda në fillim të këtij viti nga miliarderi turk, 38-vjeçari Ali Baran Suzer. Në atë kohë 29-vjeçarja tha: “Një ditë do të takoj mashkullin tim ideal”. A e ka gjetur ajo?, shkruan Blick në mbyllje të shkrimit.

Ndryshe, Angela pak kohë më parë u përfol për lidhje me manjatin amerikan Russell Simons, por e kontaktuar nga Prive ajo e mohoi kategorikisht lajmin duke thënë se nëse e do një person nuk do ta fshihte përgjithmonë. /Prive.al/