• |
ide | kryesore

Vrau veten një vajzë që i duhej Shqipërisë

Arkiva, Blog
image.jpeg



Në vigjilje të Krishtlindjeve, një vajzë 20-vjeçare hidhet nga kati i 11 i një ndërtese të Tiranës. Mbase vërtet jeta të vjen përpara syve kur je pranë fundit; mjafton të ngjitesh në taracën e një pallati për të parë smogun e jetës së çdo shqiptari.

Klea Shyti quhet 20 vjeçarja që vrau veten sepse, siç shkruhet, ‘shkak ishte ndarja nga i dashuri’. Por duke parë profilin e saj në Facebook dhe Instagram, gjetëm më tepër sesa një arsye që ajo të vriste veten. Përtej gazetarisë, mund të themi me plot gojë se Klea nuk ishte një adoleshente e zakonshme. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj, që dëgjojnë dance, pop, e tallava, Klea dëgjonte rock metal e eksperimental; Pink Floyd, Slayer; David Bowie; këngë që, kush i njeh, e di mirë se u referohen njerëzve që shohin më larg, sesa thjesht adrenalina e një nate në pab.

Sa të rinj e njohin Sylvia Plath? Një prej poeteshave më emblematike të letërsisë amerikane e botërore, e cila vrau veten në të 30at. 20-vjeçarja shqiptare e njihte, dhe i ka uruar ditëlindjen më 27 tetor: ‘Ashtu siç kacavirremi në shpirtëra të tjerë, e me trupa të tjerë ngrohemi, pushojmë e u besojmë besimin tonë dhe shpirtin në fshehtësi, mua më duhet, më duhet dikush mbi të cilin të lëshohem’, janë vargjet e Sylvia Plath që Klea Shyta ndan në Facebook-un e saj.

Mes jetës sipërfaqësore të kryeqytetit, me muzikë të shpejtë, ushqim të shpejtë, Klea përdorte rrjetet sociale, dilte me miqtë, vishej, krihej, dhe në fund, çdo moment e përjetonte përtej kënaqësisë së thjeshtë. Në fotot që hedh me miqtë, ajo shkruan: ‘Nëse ke miq të mirë, pavarësisht sa e shëmtuar është jeta, ata përsëri arrijnë të të bëjnë të qeshësh’. Portreti i saj shpreh pastërti; jo thjesht sepse nuk ka make up të tepërt, jo vetëm sepse flokët e saj janë natyralë. Ajo tregon moshën e saj, 20 vjeç. Dhe kur je 20 vjeç, por rininë e jeton duke lexuar libra dhe dëgjuar këngë që përcjellin ndjenja të vërteta, jo thjesht citime Facebook-u, është e vështirë të jetosh në botën e shpejtë e të përkohshme të Fast Food-it.

Ne nuk e kemi njohur Klean, por kemi njohur pak të rinj që i njohin vlerat e artit të mirë. Flasim për makina, veshje, aplikacione smart phone-sh, për vajza blloku dhe squats-e. Shikojmë filma 3D me efekte speciale, por nëse kthejmë kokën, mes fansave të konsumizmit masiv, mund të gjejmë të rinj si Klea që mund t’a shohin jetën në 7 dimensione. Janë të rinjtë që nuk gjejnë vend në kryeqytet, që nuk arrijnë të bëhen njësh me realitetin e cekët, sado të përpiqen. Ndoshta ka qenë një dashuri e humbur, por ndoshta ajo ka qenë jehona e mundësive të humbura për të qenë vetvetja, në një vend ku të gjithë janë si dikush tjetër, që nuk e di kush është.

Genta Hodo/Anabel



12 Comments

  1. Nuk e kuptoj si mund t’i

    Nuk e kuptoj si mund t'i thuresh lavde nje personi qe i jep fund jetes ne moshen 20 vjecare……

  2. [email protected]
    Le të mos përdorim fatin personal të Kleas. Le të mos lëndojmë ëndrrën e saj për jetën, sepse ëndërra e saj mbeti si shpirt shëtitës në botën tonë të ndyrë. Klea duhej rë ketë pasur një shpirt të brishtë qe e “lejoi” të shijojë idhësinë e jetes qe e priste ne pak vite. Nuk di nese shkruante apo jo poezi. Por nese do te kishte shkruar sigurisht do te kishin qene kristale dhe rubine. Ne jeten tone ka vend e hapesire per poezi te Rita Petros. Poezi te tilla qe po vrasin rinine shqiptare. Te qofte dheu i lehte moj bije,sepse bije ne shpirt te ndjej pasi dhe femijet tane, moshatare me ty vuajne te njejtat drama si te tuat. Ndriço si yll ne pertejjete zemer e vogel. Ke shume prinder qe lotojne ne heshtje per ty siç per bijat e tyre. Prehu ne paqe vogelushe.

  3. [email protected]
    Le të mos përdorim fatin personal të Kleas. Le të mos lëndojmë ëndrrën e saj për jetën, sepse ëndërra e saj mbeti si shpirt shëtitës në botën tonë të ndyrë. Klea duhej rë ketë pasur një shpirt të brishtë qe e “lejoi” të shijojë idhësinë e jetes qe e priste ne pak vite. Nuk di nese shkruante apo jo poezi. Por nese do te kishte shkruar sigurisht do te kishin qene kristale dhe rubine. Ne jeten tone ka vend e hapesire per poezi te Rita Petros. Poezi te tilla qe po vrasin rinine shqiptare. Te qofte dheu i lehte moj bije,sepse bije ne shpirt te ndjej pasi dhe femijet tane, moshatare me ty vuajne te njejtat drama si te tuat. Ndriço si yll ne pertejjete zemer e vogel. Ke shume prinder qe lotojne ne heshtje per ty siç per bijat e tyre. Prehu ne paqe vogelushe.

  4. Nje cope artikulli i pavlere,
    Nje cope artikulli i pavlere, qe nuk thote asgje, qe perdor fundin tragjik te nje individi per te shkruar pacavure pa vlere. Vetevrasja vjen si pasoje e kushteve te renduara psikologjike te shkaktuara nga depresionin qe eshte nje gjendje shendetesore, nje semundje. Boll shkruat pacavure artikuj dhe komente se nuk gjykohet shpirti i njeriut nga bukuria e fytyres apo kenget dhe poezite ne facebook.

  5. Jam dakort me shkrimin deri
    Jam dakort me shkrimin deri diku. Por, nje kukull kaq e bukur, dhe kaq romantike apo larg’pamse siç pershkruhet ketu, duhet te kish duruar dhimbjen, dhe jam i bindur qe do kishte gjetur nje djale tjeter qe do e donte shume. Duhet te jetonte Klea.

  6. o gazetar po skeni fare etike

    o gazetar po skeni fare etike pune sens edukate apo privacy,ngelet me emrat e atyre qe vrasin veten neper gazeta!!!!

  7. .,.,.

    Kur vete qenien tende e le t'a zotroi e keqja , pastaj djalli ben punen e vete, me dore te lire.

  8. .,.,.

    Kur vete qenien tende e le t'a zotroi e keqja , pastaj djalli ben punen e vete, me dore te lire.

  9. Me vjen keq qe edhe kur

    Me vjen keq qe edhe kur shkruhet bukur ne emer te jetes ka njerez qe e perflasin ate.Homazhi i bere ne kete shkrim ka me shume se fjale.Eshte nje ngushellim per te panjohuren per arsyet e vetflijimit te cilat  mjekesia e paditur u ve emrin depresion.Zoti e ndalon vetflijimin sepse e di qe vetflijimi diktohet nga forca te tjera dhe jo nga vullneti i njeriut. Homazhi i shkrimit eshte kuptimplote eshte nje homazh per nje jete te humbur per nje jete qe duhej te vijonte……Asnje qenie njerezore sdo ta marre vesh kurre te verteten qe fshihet mbas vendimit te Kleas dhe arsyet apo forcat qe shtyne ate nga kati i 11.

    E dashur Klea une uroj qe ti te ndihesh e qete atje ku ke shkuar qe jeta e pertejme te buzeqesh dhe te ndricoj me fort se ajo tokesorja dhe uroj me shpirt qe prinderit e tu te gjene ngushellim.

  10. Moralista ku jeni, mblidhuni
    Moralista ku jeni, mblidhuni dhe jepni vediktin tuaj absolut