• |
ide | kryesore

Flasin miqtë e Violës dhe Drinit: Ata kanë muaj që janë të lidhur

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Një video nga prapaskenat e spektaklit ku morën pjesë, ka ngjallur interesin e rubrikave rozë të së shtunës, për të mësuar të vërtetën e puthjes në buzë, pjesë e performancës në Dance With Me, të çiftit Viola Spiro & Drini Zeqo.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, të cilat citojnë burime pranë dy personazheve televizivë, ish-velina dhe prezantuesi u lajmeve, në të vërtetë janë në një lidhje dashurie. Miqtë e përbashkët tregojnë se shkëndija mes çiftit është ndezur pikërisht në spektakël, ku Viola dhe Drini ndanë skenën për 14 javë. Më herët të dy e kanë mohuar të kenë diçka mes njëri-tjetrit, por këto foto dhe miqtë tregojnë tjetër gjë.