• |
ide | kryesore

Çifti Beckham fiton 61mij paund çdo ditë

Arkiva, Paparazzi
David-and-Victoria-Beckham.jpg

Sipas shifrave të fundit, David Beckham dhe Victoria Beckham fitojnë rreth 61.644 paund në ditë.

Çifti ka rritur totalin e fitimeve të tyre në 22.5 milionë paund falë të ardhurave nga bizneset e tyre.

“Beckham Brand Holdings”, e cila përfaqëson linjën e modës së Victoria, ndërsa përdorimi i imazhit të David për marketing, raportohet të ketë rritur fitimet nga 12.69 milionë paund.

“Footwork Production”, e cila përdor emrin dhe imazhin e David, ka rritur fitime me 9.8 milionë paund.

Si përfundim, të ardhurat totale për 2014 për familjen Beckham janë: “35.5 milionë paund nga linja e modës së Victoria Beckham, 17.2 milionë paund nga “Beckham Brand Holdings” dhe 14.1 milionë paund nga “Footwork”.

Kthehu