• |
ide | kryesore

Fitorja e Eneda Tarifës dhe juria-kukull e Festivalit

Arkiva, Paparazzi
eneda-tarifa-e1451258542930.jpg



Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa triumfoi mbrëmjen e së dielës në edicionin e 54-të të FiK (festivali i këngës), me krijimin "Përrallë". Drejtori i këtij festivali, ishte Elton Deda dhe fakti se ai ka një biznes të përbashkët me këngëtaren fituese, mund të ketë qenë shkak për përfoljet që shoqëruan këtë çmim të parë. Megjithatë, fjalët mbeten fjalë dhe për një event me përmasa të tilla të mëdha mund të jetë argument që organizatori ta paracaktojë fituesin, me arsyetimin se nuk do qe mirë të rrezikohet përfaqësimi në Eurovision nga prurjet spontane.

Problemi gjatë natës finale të Festivalit nuk ishte zyrtarizimi i Eneda Tarifës si fituese, por mekanizmi që shpiku juria, për mos marrë përsipër përgjegjësinë përballë zgjedhjes personale të Drejtorit Artistik, Elton Deda. 

Olta Boka, Françesk Radi, Jehona Sopi, Pirro Çako, Helidon Haliti, Ilirian Zhupa dhe Alban Nimani nuk dhanë pikët e tyre me zë dhe figurë siç ka ndodhur edhe vitet e shkuara. Këtë radhë, përmes një tabele në ekran, publiku u njoh me renditjen që nxorri fituese Eneda Tarifën. 

Pra, juria e përbërë kryesisht nga profesionistë të muzikës, kishte kërkuar jo vetëm që të mos votonte hapur përballë artistëve, por as mos t'i përmendnin vlerësimet e tyre në mes të publikut (siç i kemi parë zakonisht). Kjo mungesë përballje me publikun për vlerësimin e këngëtarëve, juria e festivalit u shndërrua në një kukull që iu fsheh përgjegjësisë për të cilën ishte zgjedhur. Atë ia ngarkuan këngëtares dhe prezantueses së "Portokallisë", Eneda Tarifa, duke iu shmangur kështu gjykimit direkt nga publiku.