• |
ide | kryesore

Robert De Niro: “Jo shqiptar, ndihem serb”

Arkiva, Paparazzi
Robert_De_Niro_ml_150623_2x3_1600.jpg



Shumë fansa të filmit në Shqipëri e ndiqnin me më shumë vëmendje Robert De Niron pas deklaratave të tija se ai kishte origjinë Italo- Shqipëtare. Por po ti besosh një bisede për median britanike, të përcjellë nga Sputnik, ai ka deklaruar se ndjehet si serb. Ai ka thënë se padrejtësia më e madhe u është bërë serbëve nga ana e Evropës, por edhe e tërë botës, kur është vendosur që në vitin 1999 të bombardohet “ky vend i vogël”.

Por ai nuk e ka të qartë se për çfarë arsye ekzistojnë përleshjet ndërmjet serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, pasi që bëhet fjalë për gati të njëjtin popull, e që historia i ka ndarë.

Ai ka thënë se dëshiron ta vizitojë Serbinë dhe se i pëlqen Beogradi, në të cilin ka qëndruar kohë më parë.

De Niro ka shtuar se dashuron të xhiroj film historik për Serbinë në Serbi. Sipas tij, personalitetet që dëshiron t’i luaj janë Drazha Mihailoviq dhe Sllobodan Millosheviq, i cili sipas tij është personalitet tragjik i kalibrit të Shekspirit.