• |
ide | kryesore

Tsiprasi e shkarkoi Varufakisin me një telefonatë

Arkiva, Planet
A427C56D907F723AF0D7CF02032A9C21_0.jpg



Gazeta greke “To Vima” shkruan se shkarkimi i ish-ministrit të Financave, Yanis Varoufakis, në pranverën e vitit 2015, menjeherë pas fitores së referendumit, ishte kërkesë e kreut të EuroGrupit, Jeroen Dijsselbloem (ne foto me Varufakis).

Ka qenë ky i fundit që ka zbardhur këtë fakt gjatë një interviste për një televizion holandez, duke theksuar se “mjaftonte prezenca e Varoufakis për të minuar negociatata mes të dyja palëve”. Për këtë arsye Dijsselbloem i kërkoi kryeministrit grek Alexis Tsipras që ta largonte ministrin e tij të Financave, i cili pas largimit nga detyra doli kundër qëndrimi të moderuar të Syrizas për pranimin e kushteve shtrënguese të EuroGrupit. Po kështu, Varoufakis publikoi edhe dy drafte që qeveria greke paraqiti në tryezën e negociatave, ndërkohë që nga BE-ja thuhej se “Greqia nuk kishte axhendë dhe propozime”.