• |
ide | kryesore

EKSKLUZIVE/ Video e shumëpritur e Era Istrefit, premierë në “Lapsi.al”

Arkiva, Paparazzi
era 222.jpg



Videoklipi i shumëpritur i yllit të ri të muzikës shqiptare Era Istrefi, sapo është publikuar në youtube. Stafi i këngëtares 21-vjeçare, i cili ka punuar fort për këtë projekt të ri muzikor, zgjodhën “Lapsi.al” për të dhënë lajmin të parët, për fansat e këngëtares. Video “Bonbon” është punuar nga tre emra të rëndësishëm të muzikës: Crikets, Big Banga dhe Dj Toton. Ky bashkëpunim mes producentëve që përfaqësojnë rryma të ndryshme,  ka nxjerrë në dritë një produkt mix, me ritëm të parezistueshëm, dhe mbi të gjitha, identifikues me stilin e Era Istrefit.

Video e “Bonbon” është konceptuar nga vetë artistja, e filmuar në një rrugë me borë, nga një kamera që zgjat aksionin, ku këngëtarja shfaqet në një interpretim intim, fare të thjeshtë. Gjithashtu teksti i këngës më të re të Era Istrefit, është shkruar nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me Ergenin, reperin e njohur të “NR”.