• |
ide | kryesore

Kastro Zizo ia fut Dren Abazit, e puth në buzë në mes të skenës

Arkiva, Paparazzi
kastro zizo dren abazi.jpg



Mbrëmja e 29-nëntorit shënoi rikthimin në skenë pas 30-vitesh të grupit nga Kosova, Gjurmët. Skena e Pallatit të Kongreseve u mbush me artistë të cilët festuan ngjarjen e rëndësishme në muzikën shqiptare. Nga ana tjetër, duket se atmosfera e ngrohtë mes kolegësh, frymëzoi Kastro Zizon të japë një shfaqje tjetër për publikun.

Në kohën kur kantautori Dren Abazi ishte në skenë, Kastro mendoi t’i punojë një rreng mashkullit të cilësuar shpesh herë, si i preferuari i femrave. “Do të bëj një numër hipnoze, mbyll sytë dhe përqëdrohu”, i tha Kastro Zizo kolegut të tij, i cili, bashkë me gënjeshtrën, hëngri dhe një të puthur në buzë!

Pas veprimit që shtangu këngëtarin nga Prishtina, Kastro Zizo tha se ndihej me fat, që kishte arritur të puthte një prej meshkujve më të adhuruar të skenës.